Aplikim në ministri për TEC privat - Fuqia e instaluar 170 MW, propozues “GENER 2” dhe grekët e “GEK TERNA”

Pavarësisht se strategji të ndryshme në vend synojnë diversifikimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur kërkesa për ndërtimin e një termocentrali, që do të prodhojë energji nga karburantet.
Sipas njoftimit të ministrisë, impianti që do ketë fuqi të instaluar prej 170 MW dhe parashikohet të ndërtohet në zonën e Roskovecit, në Qarkun e Fierit. Në rast të finalizimit të procedurës, kompania nuk do të përfitojë nga masat mbështeëse të qeverisë.
Propozuese e projektit është shoqëria “FIER THERMOELECTRIC” Sh.a., që është regjistruar pranë Qendrës Kombëatre të Binzesit të tetor të vitit të kaluar. 70% e aksioneve të shoqërisë zotërohen nga GEK TERNA, e krijuar nga bashkimi i 2 kompanive greke, që operojnë në fushën e ndërtimit. Ndërkohë që, 30% e aksioneve zotërohen nga kompania shqiptare “Gener 2”.
Objekt i aktiviteti është pikërisht zhvillimi i projektit të termocentralit, si dhe shitja, tregtimi apo disponimi ndryshe i energjisë elektrike të prodhuar nga impianti. Në rast të miratimit të projektit nga Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë, ky do të jetë impanti i tretë në Shqipëri, që parashikohet të gjenerojë energji nga karburanti, që gjithsesi nuk është energji e rinovueshme e shkon në kundështrim me politikat e dekarbonizimit, për të cilat është anagzhuar edhe vendi ynë. Ndërkohë që, përveç tij është TEC-i i Vlorës dhe termocentralet lundrues, që gjithsesi deri më tani nuk kanë prodhuar energji.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Klima e konsumit në Gjermani po përmirësohet!
Për shkak të pakësimit të frikës nga recesioni, klima e konsumit në Gjermani po përmirësohet për të pestin muaj radhazi. Konsumatorët e vlerësuan situatën......

Probleme të shumta me sigurinë / Tesla-s i është dashur të tërheqë 3.8 milion makina që nga viti 2018
Tesla-s i është dashur të tërheqë 3,800,000 makina që nga viti 2018 për një mori arsyesh, nga defektet e softuerit deri te problemet e drejtimit. Edhe pse......

Turqi: Pritja e gjatë për një vizë gjermane
Qeveria gjermane u premtoi viktimave një mënyrë më të lehtë për të marrë një vizë turistike, por pengesat janë të mëdha. Shumë njerëz në Turqi nuk kanë......

Sllovenia rrit eksportet e mbetjeve – Sasi të mëdha përfundojnë në Ballkan
Vitin e kaluar Sllovenia rriti eksportet e mbetjeve me 21%. Përzierja u dominua nga hekuri, plastika dhe karburantet e derivuara nga mbeturinat......

Adriana Berberi rikonfirmohet te Konkurrenca – Do të jetë edhe për një mandat 5-vjeçar anëtare e Komisionit
Adriana Berberi do të jetë anëtare e Komisionit të Konkurrencës edhe për një mandat 5-vjeçar. Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë votoi për......

“Qeveria të analizojë detyrimet e bizneseve” - Binaj: Përmes analizës kuptojmë aftësinë paguese. Të bëhet amnisti!
Ndonëse Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka evidentuar bizneset debitore ndaj tatimeve, ekspertët listojnë arsyet. “Arsyet janë të ndryshmme. Një nga arsyet......

Shërbimi i borxhit publik rritet në 780 Mln dollarë - Interesat e huasë së brendshme shumë më të larta se të jashtmet, 240 milionë dollarë
Ndërsa borxhi publik ka arritur në vitin 2022 vlerën rekord prej më shumë se 1.37 trilionë lekë, rreth 13.5 miliardë dollarë, në vlera rekord janë rritur edhe......

Bizneset “flenë” me detyrime në Tatime - Shtohen mbi 22 mijë subjekte debitorë
Nga të dhënat e administruara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë vitit 2022, rezultojnë mbi 109 mijë biznese debitore me status pasiv. Në......