Turqi: Pritja e gjatë për një vizë gjermane

Qeveria gjermane u premtoi viktimave një mënyrë më të lehtë për të marrë një vizë turistike, por pengesat janë të mëdha.
Shumë njerëz në Turqi nuk kanë pasaportë sepse është e shtrenjtë dhe në parim nuk kanë nevojë për të. Sakaq në ditën e fatkeqësisë, viktimat e tërmetit u përpoqën të shpëtonin jetën e tyre, por jo pasaportat e tyre. Pra, shumica e pasaportave janë nën rrënoja. Duhen të paktën tre muaj për të aplikuar për një pasaportë të re. Nëse keni fatin të gjeni një studio për fotografim që mund të bëjë foto biometrike dhe sigurisht nëse ke para për një pasaportë të re që kushton sa paga e një muaji.
Të prekurit që nuk kanë më asnjë dokument identifikimi, mund të konfirmojnë identitetin e tyre përmes sistemit elektronik e-Devlet. Sipas specialistëve administrimi dixhital në Turqi është shumë më i avancuar se në Gjermani. Pra, është e vetëkuptueshme që, të mbrojtura vetëm me një fjalëkalim, mund të gjenden shumë dokumente - nga një çertifikatë policie deri në një ekstrakt nga regjistri familjar. Bazuar në këtë, ambasada gjermane në Ankara ose konsullatat në Izmir dhe Ankara mund të lëshojnë viza të përkohshme.
Por qeveria gjermane dëshiron t'i përmbahet rregullave të vizave për momentin. Ministrja e Brendshme Federale Nancy Faeser (SPD) dhe Ministrja e Jashtme Analena Berbok (Të Gjelbërit) udhëtuan në zonën e goditur nga tërmeti në Turqinë jugore të martën në mëngjes. Ato vizituan edhe një zyrë për viza atje, e cila mund të përpunojë aplikimet drejtpërdrejt në vend. Është e paqartë nëse procedura për dhënien e vizave do të përmirësohet pas vizitës së dy ministreve gjermane. Aktualisht duhen rreth tre muaj për një vizë turistike. Me sa duket shumë e gjatë për viktimat e tërmetit.
Por duket se shumë nuk duan të largohen nga atdheu i tyre, pavarësisht shkatërrimeve, të vdekurve dhe rrezikut të epidemive. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, me procedurë të përshpejtuar janë dhënë gjithsej 96 viza Shengen për shtetasit turq. Gjithashtu, deri të hënën janë dorëzuar 15 kërkesa për bashkim të përhershëm familjar.
Megjithatë, konsiderohet se tani ndihma lokale është shumë më e rëndësishme. Sidomos për njerëzit nga Siria, për të cilët është pothuajse e pamundur të marrin vizë në Gjermani.
Shumë viktima të tërmetit janë të shqetësuar se së shpejti vëmendja ndaj tyre mund të ndalet. Në video-mesazhin e tij gjatë fundjavës, kancelari Olaf Scholz tha: "Gerçek dost kötü günde belli olur" - një proverb turk, që do të thotë diçka e ngjashme si: "Heronjtë njihen në kohë të vështira". Më shumë se tre milionë njerëz me origjinë turke në Gjermani do të donin ta besonin këtë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Sllovenia rrit eksportet e mbetjeve – Sasi të mëdha përfundojnë në Ballkan
Vitin e kaluar Sllovenia rriti eksportet e mbetjeve me 21%. Përzierja u dominua nga hekuri, plastika dhe karburantet e derivuara nga mbeturinat......

Adriana Berberi rikonfirmohet te Konkurrenca – Do të jetë edhe për një mandat 5-vjeçar anëtare e Komisionit
Adriana Berberi do të jetë anëtare e Komisionit të Konkurrencës edhe për një mandat 5-vjeçar. Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë votoi për......

“Qeveria të analizojë detyrimet e bizneseve” - Binaj: Përmes analizës kuptojmë aftësinë paguese. Të bëhet amnisti!
Ndonëse Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka evidentuar bizneset debitore ndaj tatimeve, ekspertët listojnë arsyet. “Arsyet janë të ndryshmme. Një nga arsyet......

Shërbimi i borxhit publik rritet në 780 Mln dollarë - Interesat e huasë së brendshme shumë më të larta se të jashtmet, 240 milionë dollarë
Ndërsa borxhi publik ka arritur në vitin 2022 vlerën rekord prej më shumë se 1.37 trilionë lekë, rreth 13.5 miliardë dollarë, në vlera rekord janë rritur edhe......

Bizneset “flenë” me detyrime në Tatime - Shtohen mbi 22 mijë subjekte debitorë
Nga të dhënat e administruara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë vitit 2022, rezultojnë mbi 109 mijë biznese debitore me status pasiv. Në......

Janari 2023, rekord për turizmin - Sipas INSTAT, të huajt ishin 20% më shumë se periudha e para pandemisë
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e parë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të konsiderueshme të......

Bizneset superfituan në kohë krize! - 105 milionë euro më shumë nga tatim-fitimi, “thyhet” rekordi i 5 viteve të fundit
Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi i fitimit mbi biznesin rreth 47.7 miliardë lekë për gjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e ......

Informaliteti tregtar po “vret” ekonominë - Jaka: Lejohet nga punonjësit e tatimeve, të zbatohet ligji
Informaliteti tregtar konsiderohet si “sëmundja” më e keqe për ekonominë shqiptare. Në një intervistë për SCAN TV, Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë......