Janari 2023, rekord për turizmin - Sipas INSTAT, të huajt ishin 20% më shumë se periudha e para pandemisë

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e parë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të konsiderueshme të këtij treguesi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht, në janar të vitit 2023, numri i shtetasve gjithsej që kanë hyrë në territorin shqiptar regjistrohet në 833,450 duke pësuar një rritje me 83.6 % krahasuar me janarin e një viti më parë, i cili regjistronte 454,072 hyrje. Krahasuar me shtatë vitet e fundit, janari i këtij viti shënon numrin më të lartë të hyrjeve gjithsej në territorin e Shqipërisë. Numri i hyrjeve të janarit 2023 kalon edhe nivelin më të lartë të hyrjeve të periudhës para pandemisë, ku hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë gjatë janarit të 2020-të regjistroheshin në 693,956 ose 20% më pak se janari i këtij viti.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri është 456,239 ose 55% të hyrjeve në total, ndërsa shtetasit e huaj përbëjnë 45% ose 377,211 të huaj gjithsej. Krahasuar me një vit më parë, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptarë është rritur me 94.2%, nga 194,237 të huaj në janar të 2022-shit.
Nga ana tjetër, po të flasim për daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar të vitit 2023, janë shënuar gjithsej 954,933 dalje duke pësuar kështu një rritje me 57.2 %, po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar INSTAT mbi numrin e shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë shifrat tregojnë se janë 542,113 shtetas që kanë dalë nga 371,920 që ishte gjatë janarit të 2022-shit. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2023, janë 412,820. Krahasuar me janarin e 2022-shit, ky numër është rritur me 75.3 %.
Gjatë janarit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 366,257 shtetas, ndjekur nga Amerika me 7,051, ndërsa me numrin më të vogël të hyrjeve është rajoni i Lindjes së Mesme me vetëm 445 shtetas.
Përsa i takon qëllimit të hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, dominohet nga kategoria e qëllimeve “personale” dhe është regjistruar në 369,606, duke u rritur me 96.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetë, shtetasit e huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime profesionale apo për biznes janë vetëm 7,605, duke u rritur me 22.5% krhasuar me janarin e vitit të kaluar.
Ilda Methasani/ SCAN
Sondazh

Bizneset superfituan në kohë krize! - 105 milionë euro më shumë nga tatim-fitimi, “thyhet” rekordi i 5 viteve të fundit
Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi i fitimit mbi biznesin rreth 47.7 miliardë lekë për gjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e ......

Informaliteti tregtar po “vret” ekonominë - Jaka: Lejohet nga punonjësit e tatimeve, të zbatohet ligji
Informaliteti tregtar konsiderohet si “sëmundja” më e keqe për ekonominë shqiptare. Në një intervistë për SCAN TV, Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë......

Qeveria, neglizhente ndaj problemeve sociale - Sulka: Duhen marrë masa atëherë kur është e nevojshme pasi do të përballemi me pasoja të rënda
Kastriot Sulka, ekspert i çështejve publike, i ftuar në emisionin “Studio Intel” preku disa nga problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare, duke......

Tatimeve i’u del biznesi jashtë kontrollit! - Konstatohen dy shkelje të rënda, paralajmërim për ndjekje penale
Përmes reformës antiinfomalitet të ndërmarrë një vit më parë, administrata tatimore synonte të vendoste nën kontroll biznesin, kryesisht sa i takon......

Mbi 5.500 shqiptarë ju shtuan skemave të pensioneve private - Në prag të ndryshimeve ligjore nga AMF, fondet e investuara u rritën me 10 milionë euro
Rreth 5.500 qytetarë u janë shtuar skemave të pensioneve private gjatë vitit 2022 duke e çuar në mbi 36.500 numrin total të personave që kanë zgjedhur të......

Sa para kurseu India në një vit duke blerë karburant rus?!
Sanksionet e udhëhequra nga Perëndimi mbi tregtinë e naftës së Rusisë pas pushtimit të Ukrainës i dhanë më shumë përfitime Indisë. Në më pak se një vit, vendi......

Një vit lufte në Europë: Si u 'rrotulluan' çmimet e dollarit, energjisë dhe ushqimeve?!
Pushtimi rus i Ukrainës ka prishur ekonomitë dhe tregjet në mbarë botën, nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve te bankat europiane, stoqet e tregjeve në......

Gjermania kërkon të lehtësojë rrugën e vështirë për talentet dhe punëtorët e huaj!
Gjermania, ashtu si gjithë vendet e industrializuara anembanë botës, po përballet me mungesë të thellë të fuqisë punëtore, veçanërisht në sektorët e......