Shqipëria Postuar më 24 Shkurt 2023, 14:17

Informaliteti tregtar po “vret” ekonominë - Jaka: Lejohet nga punonjësit e tatimeve, të zbatohet ligji

Nga SCAN TV
Informaliteti tregtar po “vret” ekonominë - Jaka: Lejohet nga

Informaliteti tregtar konsiderohet si “sëmundja” më e keqe për ekonominë shqiptare. Në një intervistë për SCAN TV, Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, thekson se nivelet në të cilat arrin informaliteti në vend janë tejet shqetësuese dhe se aksionet nuk ka dhënë asnjë efekt të dukshëm.

Sipas Jakës, informaliteti ndodh sepse lejohet vullnetarisht nga punonjës të administratës, edhe pse dëmton rëndë konkurrueshmërinë dhe sjell disaavantazh për sipërmarrjet e rregullta në vend.

Kreu i Dhomës së Tregtisë Tiranë thekson e vetmja mënyrë për të ndalur informalitetin, është zbatimi i ligjit.

Refroma antiinformalitet e nisur në vitin 2022 u përqendrua më së shumti tek nëndeklarimi i pagave në disa sektorë dhe do të vijojë edhe gjatë këtij viti në po të njëjtën linjë, duke u fokusuar tek bizneset e vogla.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat