Bizneset superfituan në kohë krize! - 105 milionë euro më shumë nga tatim-fitimi, “thyhet” rekordi i 5 viteve të fundit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi i fitimit mbi biznesin rreth 47.7 miliardë lekë për gjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga ky zë janë rritur me 12.1 miliardë lekë apo 105 milionë euro.
Përpos rritjes me thuajse 40 për qind krahasimisht me në vit më parë, të ardhurat nga ky zë kanë tejkaluar edhe planin vjetor me 1.7 miliardë lekë. Për të bërë një pasqyrë më të mirë të ecurisë së bizneseve, fitimit dhe tatimit të arkëtuar mbi këtë fitim, SCAN TV ka analizuar shifrat e 5 viteve të fundit, të cilat kanë qenë sfiduese për ekonominë, duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhën që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, pandemisë dhe së fundmi kriza e rritjes së çmimeve.
Ajo që vihet re se të ardhurat nga tatim fitimi në 2022 janë më të lartat e regjistruara ndër 5 vite, duke shënuar rritje që kapërcen edhe nivelin 40 për qind, ndërsa të ardhurat më të ulëta regjistrohen në vitin 2020 kur dhe ishte kulmi i pandemisë Covid 19, që u pasua me një rënie të aktivitetit tregtar.
Një ndër arsyet e kësaj performance, lidhet me efekti i rritjes së çmimeve, ku shumë subjekte mund të kenë marrë furnizim përpara krizës dhe pas fillimit të saj kanë përfituar duke rritur çmimet dhe rrjedhimisht kanë fituar më shumë. Nga ana tjetër duke qenë se ky tatim mblidhet pasi zbriten shpenzimet, efekti krizë, mund të ketë sjellë “stepje” në kryerje shpenzimesh nga ana e sipërmarrjeve, duke i mbajtur ato në nivele minimale.
Po ashtu, rritja progresive e numrit të bizneseve aktive në vend është një tjetër tregues i kësaj performance. Ndërsa një tjetër arsye ka të bëjë me pagesën në kohë të kësteve nga ana e tatimpaguesve, duke qenë se një vit më parë për shkak të pandemisë ka pasur vonesa të konsiderueshme, ku dhe u aplikua amnisti për gjobat e vendosura.
Sipas tatimeve, aktualisht janë afro 16 mijë sipërmarrje në të gjithë vendin paguajnë tatim fitim, pasi bizneset e vogla me qarkullim 0-14 milionë lekë janë të përjashtuara. Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë aplikohet në 15% e fitimit të tatueshëm.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Informaliteti tregtar po “vret” ekonominë - Jaka: Lejohet nga punonjësit e tatimeve, të zbatohet ligji
Informaliteti tregtar konsiderohet si “sëmundja” më e keqe për ekonominë shqiptare. Në një intervistë për SCAN TV, Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë......

Qeveria, neglizhente ndaj problemeve sociale - Sulka: Duhen marrë masa atëherë kur është e nevojshme pasi do të përballemi me pasoja të rënda
Kastriot Sulka, ekspert i çështejve publike, i ftuar në emisionin “Studio Intel” preku disa nga problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare, duke......

Tatimeve i’u del biznesi jashtë kontrollit! - Konstatohen dy shkelje të rënda, paralajmërim për ndjekje penale
Përmes reformës antiinfomalitet të ndërmarrë një vit më parë, administrata tatimore synonte të vendoste nën kontroll biznesin, kryesisht sa i takon......

Mbi 5.500 shqiptarë ju shtuan skemave të pensioneve private - Në prag të ndryshimeve ligjore nga AMF, fondet e investuara u rritën me 10 milionë euro
Rreth 5.500 qytetarë u janë shtuar skemave të pensioneve private gjatë vitit 2022 duke e çuar në mbi 36.500 numrin total të personave që kanë zgjedhur të......

Sa para kurseu India në një vit duke blerë karburant rus?!
Sanksionet e udhëhequra nga Perëndimi mbi tregtinë e naftës së Rusisë pas pushtimit të Ukrainës i dhanë më shumë përfitime Indisë. Në më pak se një vit, vendi......

Një vit lufte në Europë: Si u 'rrotulluan' çmimet e dollarit, energjisë dhe ushqimeve?!
Pushtimi rus i Ukrainës ka prishur ekonomitë dhe tregjet në mbarë botën, nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve te bankat europiane, stoqet e tregjeve në......

Gjermania kërkon të lehtësojë rrugën e vështirë për talentet dhe punëtorët e huaj!
Gjermania, ashtu si gjithë vendet e industrializuara anembanë botës, po përballet me mungesë të thellë të fuqisë punëtore, veçanërisht në sektorët e......

Nën hetim ndërtuesit e pallateve në Turqi - Akuzohen për mos zbatim të standarteve të sigurisë
Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë turke, më shumë se 600 mijë apartamente dhe 150 mijë objekte tregtare kanë pësuar dëmtime mesatare, si pasojë e tërmetit......