Miliarda dollarë të bllokuara në Rusi - Investitorët e huaj përpiqen të anashkalojnë sanksionet

Miliarda dollarë që u përkasin investitorëve të huaj, aktualisht janë bllokuar në Moskë. Dividentët e aksioneve, interesat e obligacioneve dhe çdo gjë që investitorët perëndimorë nuk arritën të shisnin para luftës në Ukrainë, tani qëndrojnë pas “xhamit anti plumb “ të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
Këto janë mbetjet e pranisë ruse në tregun ndërkombëtar dhe një tjetër tregues i izolimit të saj nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të luftës. Sipas ligjit ndërkombëtar, paratë i përkasin disa prej kompanive më të mëdha të investimeve si JPMorgan Asset Management dhe Schroders Plc., por shumica e investitorëve e kuptojnë se nuk ka asnjë shpresë për rikuperimin e parave, të paktën për aq kohë sa Vladimir Putin të jetë në postin e presidentit të vendit.
Ekzekutivi i GAM investment Management Tim Love, i cili ka investuar në aksionet ruse, u shpreh se investitorët duhet t'i harrojnë këto fonde dhe të mos i përfshijnë në vlerësimet e tyre. Ais htoi se tregu ndodhet ende atje, por ndërkohë që flitet për riatdhesimin e dividentëve ose aksesin në letrat përkatëse, të gjitha kanë si “barrierë” sanksionet.
Por ndërkohë sa para i ka kushtuar deri tani ekonomisë botërore lufta e Putinit? Kjo pasi lufta e Rusisë në Ukrainë jo vetëm që shkatërroi zona të mëdha të vendit, por tronditi arkitekturën e sigurisë së Europës, si dhe ekonominë globale.
Sipas një studimi ende të pabotuar, lufta e Putinit vitin e kaluar i kushtoi ekonomisë botërore mbi 1.6 trilion dollarë, sipas raportimeve të Rheinische Post, duke cituar studimin e Institutit të Këlnit për Ekonominë Gjermane - IW. Në vitin 2023, humbjet globale të prodhimit mund të arrijnë në rreth 1 trilion dollarë të tjerë, theksoi gazeta gjermane. Ekonomia globale u përball me një nga vitet më të këqija në tre dekadat e fundit
Modeli llogaritës i IW mori produktin e brendshëm bruto – GDP - si vlerë referencë, por përfshiu në vlerësim parashikimet e vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shënon rënie inflacioni në SHBA - Yellen: Ka ende shumë punë për arritjen e nivelit prej 2%
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se inflacioni i SHBA-së po ulej, por kishte akoma më shumë punë për të bërë për ta sjellë atë në përputhje me......

Aplikim në ministri për TEC privat - Fuqia e instaluar 170 MW, propozues “GENER 2” dhe grekët e “GEK TERNA”
Pavarësisht se strategji të ndryshme në vend synojnë diversifikimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë......

Klima e konsumit në Gjermani po përmirësohet!
Për shkak të pakësimit të frikës nga recesioni, klima e konsumit në Gjermani po përmirësohet për të pestin muaj radhazi. Konsumatorët e vlerësuan situatën......

Probleme të shumta me sigurinë / Tesla-s i është dashur të tërheqë 3.8 milion makina që nga viti 2018
Tesla-s i është dashur të tërheqë 3,800,000 makina që nga viti 2018 për një mori arsyesh, nga defektet e softuerit deri te problemet e drejtimit. Edhe pse......

Turqi: Pritja e gjatë për një vizë gjermane
Qeveria gjermane u premtoi viktimave një mënyrë më të lehtë për të marrë një vizë turistike, por pengesat janë të mëdha. Shumë njerëz në Turqi nuk kanë......

Sllovenia rrit eksportet e mbetjeve – Sasi të mëdha përfundojnë në Ballkan
Vitin e kaluar Sllovenia rriti eksportet e mbetjeve me 21%. Përzierja u dominua nga hekuri, plastika dhe karburantet e derivuara nga mbeturinat......

Adriana Berberi rikonfirmohet te Konkurrenca – Do të jetë edhe për një mandat 5-vjeçar anëtare e Komisionit
Adriana Berberi do të jetë anëtare e Komisionit të Konkurrencës edhe për një mandat 5-vjeçar. Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë votoi për......

“Qeveria të analizojë detyrimet e bizneseve” - Binaj: Përmes analizës kuptojmë aftësinë paguese. Të bëhet amnisti!
Ndonëse Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka evidentuar bizneset debitore ndaj tatimeve, ekspertët listojnë arsyet. “Arsyet janë të ndryshmme. Një nga arsyet......