Bota Postuar më 25 Shkurt 2023, 10:38

Shënon rënie inflacioni në SHBA - Yellen: Ka ende shumë punë për arritjen e nivelit prej 2%

Nga SCAN TV
Shënon rënie inflacioni në SHBA - Yellen: Ka ende shumë

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se inflacioni i SHBA-së po ulej, por kishte akoma më shumë punë për të bërë për ta sjellë atë në përputhje me objektivin vjetor prej 2% të Rezervës Federale.

Yellen tha gjithashtu se ajo ende beson se një "ulje e butë" pa recesion është e mundur për shkak të një tregu të fortë pune dhe ekuilibrit të fortë të SHBA-së. Ajo theksoi se inflacioni po ulet, nëse ai matet me një bazë 12 mujore, por gjithsesi inflacioni bazë, i cili pritet të ulet më tej, mbetet më i lartë se sa objektivi i përcaktuar prej 2%.

Duke i bërë jehonë komenteve se perspektivat e SHBA dhe ato globale po përmirësoheshin pavarësisht presioneve të vazhdueshme nga lufta në Ukrainë, Yellen tha se ekonomia amerikane është thelbësisht në gjendje të mirë.

Ajo tha se punësimi, vazhdon të rritet dhe familjet janë në gjendje të mirë. Vendi sipas saj nuk ka probleme të bilancit të llojit që kishte përpara krizës financiare globale në periudhën 2008 - 2009, duke iu referuar nivele të larta borxhi dhe rënies së çmimeve të shtëpive në atë kohë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat