Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2023, 10:40

Dokumenti për integrimin, Qeveria pranon “largimin e trurit” - Kushtet ekonomike, pabarazia, mosbesimi te institucionet, korrupsioni, shërbimet, gjakmarrja

Nga SCAN TV
Dokumenti për integrimin, Qeveria pranon “largimin e trurit” -

Dokumenti zyrtar i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian është ndër të paktët ku Qeveria shqiptare pranon fenomenin e largimit të të rinjve, veccanërisht të brain drain, apo largimit i trurit. Në dokument, Qeveria analizon 5 faktorët kryesorë të migrimit.

Së pari largimin për arsye ekonomike, pabarazinë, kushtet e vështira të jetesës dhe shërbimet.

Së dyti, sigurinë publike: Perballje me vale te medha migracioni, familje me kushte te mira ekonomike qe preferojne  migrimin;

Së treti mungesën e besimit tek institucionet: Qytetaret behen me skeptike ne lidhje me permiresimin e situates ne vend, korrupsioni i pranishem dhe mosfunksionimi normal i organeve ligjzbatuese, si edhe veshtiresia e hasur ne ndertimin e aktiviteteve private zbehin dhe ndikojne negativisht ne jos hje n e emigranteve te cilet kane synim kthimin dhe vendosjen ne vendin e tyre;

Së katëri, Mungesa e vizionit: Transparenca, vendosja e nje ure komunikimi midis qeverise dhe qytetareve, nocioni me gjitheperfshires, prekja reale e ndryshimeve,qartesia ne vizion dhe mungesa e nje plani konkret per te zhvilluar vendin e tyre, duke shtuar deshiren per qendrim dhe zbehur deshiren per largim;

Së pesti, Gjakmarrja: si nje fenomen i njohur ne Shqiperi,ndonese shkakton nje perqindje te vogel te migrimit.

“Fenomeni Brain Drain1 largimi i profesionisteve,inovatoreve,te rinjve/rejave te arsimuar/a per nje jete me te mire, kushte me te mira ekonomike nga nje shtet ne nje shtet tjeter eshte fenomen i cili ndodh ne shtete ne zhvillim dhe verehet dukshem ne realitet in Shqiptar. Largimi i personave te arsimuar dhe te kualifikuar nga vendlindja, konsiderohet si nje humbje dhe dem i madh i zhvillimit social-ekonom ik, pasi etiketohen si forca kryesore e zhvillimit te nje vendi,fuqia e tij per te ecur ne drejtimin e duhur”, konkludon në dokumet qeveria.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat