Oslo me transport tërësisht elektrik - Pritet të bëhet kryeqyteti i parë në botë deri në fundin e vitit 2023

Oslo pritet të bëhet kryeqyteti i parë në botë me një sistem transporti publik tërësisht elektrik, duke synuar ta realizojë këtë në fundin e vitit 2023. Ky është një nga projektet që do ta bëjë kryeqytetin e Norvegjisë të parin në botë tërësisht pa emetime deri në vitin 2030.
Nënkryetarja e bashkisë përgjegjëse për mjedisin dhe transportin, Sirin Stav, tha se projekti për transportin publik përfshin zëvendësimin e autobusëve me naftë, me 450 elektrikë sipas një programi prej 47 milionë dollarë që do të kursejë paratë e taksapaguesve për një periudhë afatgjatë. “Mirëmbajtja është më e lire për ne si bashki, por edhe për operatorët e autobusëve elektrikë. Kjo është një situatë e favorshme”, tha ajo.
Nënkryetarja inkurajon qytetet e tjera të ndjekin shembullin e Oslos. Qyteti me 700,000 banorë ka elektrifikuar tashmë shumicën e trageteve që qarkullojnë në fiordet ku ndodhet. Sipas saj, në tenderin e fundit, çmimi I autobusëve elektrikë ishte 5% më i lirë se ekuivalentët me naftë.
Lëvizja e Oslos vjen në mes të një përpjekjeje globale nga qytetet e mëdha në mbarë botën për të ulur ndotjen e ajrit, ndërsa qeveritë dhe aktivistët përfundojnë përgatitjet për samitin e klimës COP27 të OKB-së të muajit të ardhshëm në Egjipt.
Një aktivist i ajrit të pastër në Norvegji, e mirëpret këtë projekt, por tha se dëshiron të bëhet më shumë për të inkurajuar çiklistët.
SCAN
Sondazh

Kthesa e shumëpritur në ekonominë Britanike - Ministri i ri i Financave paralajmëron se disa taksa do të rriten
Ministri i ri i Financave në Britani, Jeremy Hunt, deklaroi se disa taksa duhet të rriten, duke sinjalizuar një tjetër kthesë të papritur të politikës nga......

Të gjithë e duan dhe të gjithë e urrejnë dollarin - Pasiguria dhe politika e Fed, kartmonedha e gjelbër në nivelin më të lartë të 20 viteve
Të gjithë duan dollarin dhe të gjithë e urrejnë atë. Monedha e forcuar amerikane ishte e ftuara e padëshiruar në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar......

“Veprime vendimtare për zbutjen e inflacionit” - Yellen: Po mendohet për kufizimin e çmimit të naftës ruse, por jo 60 USD/fuçi
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se shumë nga sfidat me të cilat përballet ekonomia globale rrjedhin nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe......

130 km linjë hekurudhore Shqipëri-Kosovë - 200 milionë lekë tenderi për shërbimin e konsulencës, mosdakordësi për itinerarin
Është hapur tenderi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri-Kosovë. Projekti I cili paraqet ndërtimin e një linje hekurudhore......

20.4% e energjisë humb në rrjet - 8-mujori/ 70% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 30% për shkak të vjedhjeve
Mbi 1 mln Mwh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas......

Auditët zbardhin ku abuzojnë më shumë institucionet publike - 6 milionë dollarë dëm i konstatuar. Peshëm më të madhe tatimet, pronat, tenderat e koncesionet
133 njësitë e auditit në gjithë institucionet a administratës publike kanë zbuluar gjatë vitit të shkuar një vlerë dëmi ekonomik prej afërsisht 6 milionë......

Pagesa pjesore për 93 kontrata të IPARD II - Kushtet kur AZHBR financon përpara finalizimit të projektit
Për t’iu përgjigjur nevojës dhe vështirësive financiare të fermerëve, agropërpunesve dhe turizmit rural për përthithjen dhe zbatimin e Programit IPARD II,......

Pedagogët, bojkot i pjesshëm i mësimit - Goci: Thelbi i protestës, kundërshtimi i Ligjit të Arsimit të Lartë
Tre ditë përpara nisjes së viti të ri akademik, pedagogët paralajmërojnë bojkot të pjesshëm të mësimit duke nisur nga dita e hënë e 17 tetorit. Pedagogët......