Europa Postuar më 15 Tetor 2022, 10:57

Kthesa e shumëpritur në ekonominë Britanike - Ministri i ri i Financave paralajmëron se disa taksa do të rriten

Nga SCAN TV
Kthesa e shumëpritur në ekonominë Britanike - Ministri i ri i

Ministri i ri i Financave në Britani, Jeremy Hunt, deklaroi se disa taksa duhet të rriten, duke sinjalizuar një tjetër kthesë të papritur të politikës nga kryeministrja Liz Truss, e cila po lufton për të shpëtuar postin e saj pak më shumë se një muaj në krye të qeverisë.

Në një përpjekje për të qetësuar tregjet financiare që kanë qenë të trazuara për tre javë, Truss shkarkoi Kwasi Kwarteng nga posti i ministrit të Financave dhe hoqi disa pjesë nga paketa e diskutueshme ekonomike.

Në një konferencë për mediat menjëherë pas shkarkimit të Kwarteng, Truss tha se norma e taksës së korporatës do të rritet, duke braktisur planin e saj për ta mbajtur atë në nivelet aktuale dhe shpenzimet e qeverisë do të rriteshin me më pak se sa ishte planifikuar më parë.

Uljet e mëdha, të pafinancuara të taksave ishin një pikë qendrore e planeve origjinale të Truss, por Hunt tha se rritja e taksave ishte në projekt. “Do të kemi disa vendime shumë të vështira përpara. Njërzit, tregjet dhe I gjithë vendi tani duan stabilitet. Asnjë ministër nuk mund të kontrollojë tregjet. Por, ajo që dua të tregoj është se ne mund të paguajmë për taksat dhe planet tona të shpenzimeve dhe kjo do të ketë nevojë për disa vendime shumë të vështira si për shpenzimet, ashtu edhe për taksat", deklaroi Hunt.

Ministri i ri i Financave, do të shpallë planet buxhetore afatmesme të qeverisë më 31 tetor, një test kyç i aftësisë së qeverisë për t'u treguar investitorëve se mund të rivendosë besueshmërinë e politikës së saj ekonomike.

"Disa taksa nuk do të ulen aq shpejt sa duan njerëzit, ndërsa disa të tjera do të rriten. Kështu që do të jetë e vështirë," tha Jeremy Hunt.

SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video