OPEC+ zgjat shkurtimet kolektive deri në 2025-ën - Do të prodhojë 39.725 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj, të njohur kolektivisht si OPEC+, ranë dakord të zgjasin shkurtimet e tyre zyrtare të prodhimit të naftës së papërpunuar deri në vitin 2025, duke shtrirë gjithashtu dy grupe të tjera frenimi të furnizimit për periudha të ndryshme.
Vendimi erdhi në përputhje me parashikimet e analistëve dhe delegatëve të OPEC+, të cilët thanë përpara takimit se aleanca ka të ngjarë të zgjasë shkurtimet e saj ekzistuese.
Sipas një politike zyrtare, koalicioni do të prodhojë së bashku 39.725 milionë fuçi në ditë vitin e ardhshëm, kjo sipas një tabele të publikuar nga Sekretariati i OPEC-ut.
Ky ndryshim përfshin gjithashtu një rritje të prodhimit të Emirateve të Bashkuara Arabe me 300,000 fuçi në ditë, e cila do të kalojë gradualisht duke filluar nga janari 2025 deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm.
Në një deklaratë të dhënë nga agjencia shtetërore e shtypit Saudit, një nëngrup i aleancës OPEC+, duke përfshirë “mbretërit” e këtij sektori, Arabinë Saudite dhe Rusinë, u tha se do të zgjeronin një grup prej afro 1.7 milionë fuçish që ishin caktuar deri në fund të këtij viti. Këto reduktime tani do të zbatohen gjatë gjithë vitit 2025.
Ky grup më i vogël i anëtarëve të OPEC+ do të zgjasë gjithashtu një raund tjetër të shkurtimeve vullnetare të prodhimit me një total prej 2.2 milionë fuçi në ditë deri në fund të tremujorit të tretë të këtij viti. Këto shkurtime fillimisht ishin planifikuar të zgjasin vetëm deri në fund të tremujorit të dytë. Sasitë e këtij reduktimi, që arrijnë në 2.2 milionë fuçi në ditë, më pas do të rikthehen gradualisht, në baza mujore, deri në fund të shtatorit 2025.
Një grup ministrash që përfaqësojnë vendet që po zbatojnë shkurtime vullnetare u mblodhën në kryeqytetin saudit Riad për bisedime më 2 qershor, që përkon me takimet teknike më të gjera të OPEC, OPEC+ dhe koalicionit të së njëjtës ditë. Gjatë një konference për shtyp të dielën, ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman, theksoi se ky takim nuk ishte rezultat i ndonjë tensioni midis anëtarëve, por u thirr për t'u siguruar që do të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
Adelina Onuzi/SCAN
Sondazh

Inflacioni mban pezull Turqinë - Rritje rekord e çmimeve në muajin maj
Në Turqi, një shtrirje e gjatë në kohë e rritjeve vjetore të çmimeve është një trashëgimi e politikës monetare ultra të lirshme dhe e paqëndrueshmërisë kronike......

Siguria portuale, certifikohet personeli i Autoritetit Portual Durrës
Ka përfunduar trajnimi i personelit të Autoritetit Portual Durrës, të cilët në bashkëpunim me Forcat Detare në bazën e Pashalimanit, zhvilluan kursin bazë të......

Bora Muzhaqi feston 1 Qershorin në Librazhd. Ditë e mbushur me aktivitete dhe me shumë të pranishëm
Bora Muzhaqi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët zgjodhi që festën e 1 Qershorit këtë vit ta festojë me fëmijët e Librazhdit. Në aktivitetin e......

Importi i kafshëve të gjalla, rekord në prill - Turizmi nxiti kërkesën për produkte të mishit
Importi i kafshëve të gjalla në muajin prill të këtij vitit ka prekur rekord absolut, që nga janari i vitit 2005, viti i fundit për të cilin INSTAT disponon të......

Task Forca për Ujërat Larës nis kontrollet - Subjektet që s’kanë instaluar impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, gjoba e deri heqje licence
Pas përfundimit të afatit 3-mujor për instalimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur, Task Forca e Ujërave Larës ka nisur kontrollet në çdo subjekt......

Rritet interesi për fondet e pensioneve private - Në fund të tremujorit të parë numri i anëtarëve u shtua me 4,53%
Numri i personave që zgjedhin të investojnë në skemat e pensioneve private është shtuar dukshëm nga viti në vit dhe si rrjedhojë, bashkë me të është rritur......

Biden zbulon planin e Izraelit për t'i dhënë fund luftës në Gaza!
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se Hamasi "nuk është më i aftë" të kryejë një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, pasi ai paraqiti një "një......

“Europa jonë është e vdekshme” - Macron dhe Scholz për FT: Të ringrihemi për t’u përballur me sfidat
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë publikuar një artikull të përbashkët në Financial Times, duke thënë se Bashkimi......