Norvegjia sekuestron 5.8 milionë dollarë kripto të vjedhura nga Koreja e Veriut!

Norvegjia ka sekuestruar kriptomonedha me vlerë rekord prej 5.8 milionë dollarësh që u vodh nga hakerat koreano-veriorë vitin e kaluar, tha policia norvegjeze në një deklaratë.
Hakerët e Koresë së Veriut vodhën 625 milionë dollarë në mars 2022 nga një projekt blockchain i lidhur me lojën e bazuar në kripto, Axie Infinity. Grabitja ishte një nga më të mëdhatë e këtij lloji në histori dhe ishte e lidhur nga Shtetet e Bashkuara me një grup hakerësh të Koresë së Veriut të quajtur "Lazarus".
“Këto janë para që mund të përdoren për të financuar regjimin e Koresë së Veriut dhe programin e tyre të armëve bërthamore”, tha në një deklaratë prokurorja e lartë publike e Norvegjisë, Marianne Bender. Koreja e Veriut ka mohuar akuzat për hakerim ose sulme të tjera kibernetike.
Njësia kombëtare e krimit ekonomik të Norvegjisë, e njohur si Okokrim, tha se kishte sekuestruar 60 milionë korona norvegjeze (5.84 milionë dollarë) në "një nga konfiskimet më të mëdha të parave të bëra ndonjëherë në Norvegji" dhe një shumë rekord për një sekuestrim kriptosh.
Okokrim tha se ka punuar me specialistët e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së për gjurmimin e kriptove. Viti i kaluar ishte më i keqi në rekord për grabitjet e kriptomonedhave, me hakerat që vodhën deri në 3.8 miliardë dollarë, të udhëhequr nga sulmuesit e lidhur me Korenë e Veriut, sipas firmës analitike të blockchain me bazë në SHBA, Chainalysis.
Sky Mavis, kompania pas Axie Infinity, është e bazuar në Vietnam, por themeluesi i saj, Aleksander Larsen, është norvegjez. Larsen nuk pranoi të komentonte, por në një postim në Twitter falënderoi shkëmbyesin e kriptomonedhave Binance për ndihmën e policisë norvegjeze me sekuestrimin.
“Kur mësojmë për aktorë të këqij në platformën tonë, ne ndërhyjmë dhe marrim veprimet e duhura, duke përfshirë ngrirjen e fondeve dhe punën me organet e zbatimit të ligjit për t'i kthyer fondet pronarit të tyre të ligjshëm”, tha një zëdhënës i Binance.
Koreja e Veriut vodhi më shumë asete të kriptomonedhave në 2022 se në çdo vit tjetër dhe synoi rrjetet e kompanive të huaja të hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes, sipas një raporti aktualisht konfidencial të Kombeve të Bashkuara të parë nga Reuters.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Plani i carit të ri të teknologjisë së Kinës për të kapërcyer sanksionet amerikane!
Mbikëqyrësi i ri i teknologjisë së Kinës ka përshkruar një plan gjithëpërfshirës për të kundërshtuar përshkallëzimin e sanksioneve të SHBA-së dhe shkëputjen e......

SHBA akuzon shefin dështuar të kriptomonedhave prej 40 miliardë dollarësh për mashtrim!
Rregullatorët financiarë të SHBA-së kanë akuzuar shefin e dështuar të kriptomonedhave të Koresë së Jugut, Do Kwon dhe kompaninë e tij Terrraform Labs për......

Pse gjigandi i kriptove Binance transferoi 400 milionë dollarë nga partneri amerikan në firmën e menaxhuar nga CEO Zhao?!
Shkëmbyesi global i kriptomonedhave Binance kishte qasje sekrete në një llogari bankare që i përkiste partnerit të saj të supozuar të pavarur në SHBA dhe......

Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Gjermanisë për të shtatin vit radhazi!
Kina ishte partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në vitin 2022 për të shtatin vit radhazi, treguan shifrat e publikuara të enjten, ndërsa politikëbërësit......

Puna nga shtëpia “tkurr” ekonominë - New York humbet 12 miliardë dollarë në vit
Më shumë se 12 miliardë dollarë më pak në një vit. Kaq i kushton qytetit të Neë York në termat e fitimeve të munguara. Sipas nëj raporti të publikuar nga......

141 milionë njerëz më shumë në botë, drejt varfërisë - Si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë
Sipas një studimi të fundit rritja e çmimeve të energjisë, shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, mund të shtyjë deri në 141 milionë njerëz të tjerë anembanë......

Japonia dhe Yeni dixhital - Vendi nis një projekt pilot për testimin e përdorimit të tij
Japonia do të nisë një projekt pilot në muajin prill për testimin e përdorimit të yenit dixhital. Deklarata u bë nga Banka Qendrore në vend, duke iu bashkuar......

“Paralizohet” trafiku ajror në Gjermani - Punëtorët në grevë kërkojnë rritje me 10.5% të pagave të tyre
Greva 24-orëshe e personelit të sigurisë tokësore dhe ajrore në shtatë aeroporte të Gjermanisë e organizuar nga sindikata e shërbimeve Ver.di, ka paralizuar......