Pse gjigandi i kriptove Binance transferoi 400 milionë dollarë nga partneri amerikan në firmën e menaxhuar nga CEO Zhao?!

Shkëmbyesi global i kriptomonedhave Binance kishte qasje sekrete në një llogari bankare që i përkiste partnerit të saj të supozuar të pavarur në SHBA dhe transferoi shuma të mëdha parash nga llogaria në një firmë tregtare të menaxhuar nga CEO i Binance, Changpeng Zhao, tregojnë të dhënat bankare dhe mesazhet e kompanisë.
Gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, më shumë se 400 milionë dollarë rrodhën nga llogaria e Binance.US në Silvergate Bank me bazë në Kaliforni te firma tregtare, Merit Peak Ltd, sipas të dhënave për tremujorin, të cilat u rishikuan nga Reuters. Llogaria Binance.US u regjistrua nën emrin e BAM Trading, kompania operuese e bursës amerikane, sipas të dhënave. Mesazhet e kompanisë tregojnë se transferimet në Merit Peak filluan në fund të vitit 2020.
Reuters nuk mundi të përcaktojë arsyen e transferimeve apo nëse paratë i përkisnin klientëve të Binance.US. Kushtet publike të përdorimit të bursës në atë kohë thanë se depozitat në dollarë të klientëve të saj mbaheshin në Silvergate dhe një firmë kujdestarie me bazë në Nevada e quajtur Prime Trust LLC. Prime Trust bëri 650 milionë dollarë depozita me transferta bankare në llogarinë e Binance.US gjatë tremujorit, tregojnë të dhënat bankare.
Një zëdhënëse e Binance.US, Kimberly Soward, nuk iu drejtua pyetjeve të Reuters në lidhje me transfertat e detajuara në të dhënat bankare. Në një deklaratë, ajo tha se raportimi i Reuters përdori "informacion të vjetruar" pa elaboruar më tej. Ajo shtoi: "Merit Peak as nuk tregton dhe as nuk ofron asnjë lloj shërbimi në platformën Binance.US" dhe "vetëm punonjësit e Binance.US kanë akses" në llogaritë bankare të kompanisë amerikane. Soward nuk specifikoi se kur pushuan aktivitetet e Merit Peak.
Drejtuesit e Binance.US ishin të shqetësuar nga flukset dalëse sepse transferimet po bëheshin pa dijeninë e tyre, sipas mesazheve të rishikuara nga Reuters. CEO i Binance.US në atë kohë, Catherine Coley, i shkroi një drejtuesi financiar të Binance në fund të vitit 2020 duke kërkuar një shpjegim për transferimet, duke i quajtur ato "të papritura" dhe duke thënë "askush nuk i përmendi ato".
Transfertat e parave sugjerojnë se bursa globale e Binance, e cila nuk është e licencuar për të operuar në Shtetet e Bashkuara, kontrollonte financat e Binance.US, pavarësisht se njësia ekonomike amerikane është tërësisht e pavarur dhe vepron si "partneri i saj amerikan".
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Gjermanisë për të shtatin vit radhazi!
Kina ishte partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në vitin 2022 për të shtatin vit radhazi, treguan shifrat e publikuara të enjten, ndërsa politikëbërësit......

Puna nga shtëpia “tkurr” ekonominë - New York humbet 12 miliardë dollarë në vit
Më shumë se 12 miliardë dollarë më pak në një vit. Kaq i kushton qytetit të Neë York në termat e fitimeve të munguara. Sipas nëj raporti të publikuar nga......

141 milionë njerëz më shumë në botë, drejt varfërisë - Si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë
Sipas një studimi të fundit rritja e çmimeve të energjisë, shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, mund të shtyjë deri në 141 milionë njerëz të tjerë anembanë......

Japonia dhe Yeni dixhital - Vendi nis një projekt pilot për testimin e përdorimit të tij
Japonia do të nisë një projekt pilot në muajin prill për testimin e përdorimit të yenit dixhital. Deklarata u bë nga Banka Qendrore në vend, duke iu bashkuar......

“Paralizohet” trafiku ajror në Gjermani - Punëtorët në grevë kërkojnë rritje me 10.5% të pagave të tyre
Greva 24-orëshe e personelit të sigurisë tokësore dhe ajrore në shtatë aeroporte të Gjermanisë e organizuar nga sindikata e shërbimeve Ver.di, ka paralizuar......

Tesla tërheq rreth 370 mijë automjete: Softueri mund të shkaktojë përplasje!
Tesla po tërheq vullnetarisht 362,758 automjete të pajisura me softuerin eksperimental të ndihmës së shoferit të kompanisë, i cili tregtohet si Full......

Indeksi i abuzimit me pushtetin – SHBA me renditje të dobët e dëmtuar nga pabarazia dhe dhuna
SHBA-të shënojnë çuditërisht keq në një sistem të ri të renditjes që përshkruan abuzimet e pushtetit nga shtetet kombëtare, të nisur nga një grup i......

Italia e quan "vetëvrasje" planin e BE-së për të nxjerrë jashtë ligjit makinat me lëndë djegëse fosile – Salvini: Kalimi një dhuratë për industrinë kineze
Italia rriti kundërshtimin e saj ndaj planeve evropiane për të nxjerrë jashtë ligjit shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë në 12 vjet, me ministrin e......