Japonia dhe Yeni dixhital - Vendi nis një projekt pilot për testimin e përdorimit të tij

Japonia do të nisë një projekt pilot në muajin prill për testimin e përdorimit të yenit dixhital. Deklarata u bë nga Banka Qendrore në vend, duke iu bashkuar në këtë mënyrë një numri në rritje vendesh që kërkojnë të arrijnë Kinën e cila kryeson në lançimin e një monedhe dixhitale të bankës qendrore.
Lëvizja e pritur prej kohësh vjen pas dy vjet eksperimentesh që Banka e Japonisë ka kryer për të vendosur nëse do të hedhë apo jo në treg monedhën dixhitale. Por vendimi vjen dhe pak kohë përpara ndërrimit të drejtuesit të Bankës së Japonisë Ajo vjen gjithashtu përpara kalimit të lidershipit të BOJ tek akademiku Kazuo Ueda.
Drejtori aktual i Bankës u shpreh se shpreson që projekti pilot do të sjellë dizajne të përmirësuara përmes diskutimit me bizneset private. Ai folu pas takimit të bankës qendrore me drejtuesit e sektorit privat.
Sipas projektit pilot, Banka e Japonisë do të kryejë transaksione të simuluara me institucionet financiare private në një mjedis testimi. Ajo nuk planifikon të kryejë transaksione aktuale ndërmjet shitësve me pakicë dhe konsumatorëve. Programi do të ndihmojë Bankën e Japonisë të jetë gati në rast se qeveria vendos të emetojë një jen dixhital. Nëse një i tillë do të lëshohej në të ardhmen, eksplorimi i kornizës së tij në një mënyrë prej shumë fazash dhe angazhimi në komunikim shumë transparent me sektorin privat janë hapa të nevojshëm për t'u miratuar në shoqëri, sipas frejtorit të bankës.
Japonia dhe ekonomitë e tjera të përparuara po përpiqen të arrijnë Kinën, e cila është në krye të një gare globale për të zhvilluar monedhën dixhitale dhe ka realizuar skemat pilot për pagesat me pakicë.
Rezerva Federale e SHBA-së gjithashtu ka eksploruar se si mund të lëshojë një dollar plotësisht dixhital që disa e kanë quajtur ‘Fedcoin’. Drejtuesit e Fed kanë thënë se çdo lëshim i një aseti të tillë do të kishte nevojë për mbështetjen e liderëve të zgjedhur.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Paralizohet” trafiku ajror në Gjermani - Punëtorët në grevë kërkojnë rritje me 10.5% të pagave të tyre
Greva 24-orëshe e personelit të sigurisë tokësore dhe ajrore në shtatë aeroporte të Gjermanisë e organizuar nga sindikata e shërbimeve Ver.di, ka paralizuar......

Tesla tërheq rreth 370 mijë automjete: Softueri mund të shkaktojë përplasje!
Tesla po tërheq vullnetarisht 362,758 automjete të pajisura me softuerin eksperimental të ndihmës së shoferit të kompanisë, i cili tregtohet si Full......

Indeksi i abuzimit me pushtetin – SHBA me renditje të dobët e dëmtuar nga pabarazia dhe dhuna
SHBA-të shënojnë çuditërisht keq në një sistem të ri të renditjes që përshkruan abuzimet e pushtetit nga shtetet kombëtare, të nisur nga një grup i......

Italia e quan "vetëvrasje" planin e BE-së për të nxjerrë jashtë ligjit makinat me lëndë djegëse fosile – Salvini: Kalimi një dhuratë për industrinë kineze
Italia rriti kundërshtimin e saj ndaj planeve evropiane për të nxjerrë jashtë ligjit shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë në 12 vjet, me ministrin e......

Nafta e mbyll javën në rënie - Ndikohet nga pritshmëritë për rritjen e interesave në SHBA
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje javore, për shkak se të dhënat pozitive në SHBA kanë rikthyer shqetësimet se......

Sindikatat franceze në ditën e pestë të protestave kundër reformës së propozuar të pensioneve!
Radhët e marshuesve ishin më të pakta, por në të gjithë Francën, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të pestën ditë kundër reformës së propozuar të......

Dollari, në nivelin më të lartë në 6 javë - Mbështetet nga të dhënat pozitive mbi punësimin dhe prodhimin
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm, duke u ngjitur në nivelin më të lartë në 6 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat......

Tregjet europiane i rikthehen humbjeve - Investitorët po përllogarisin efektet e normave më të larta të interesit
Bursat europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përllogarisin efektet e inflacionit dhe të prodhimit në Shtetet e......