Bota Postuar më 17 Shkurt 2023, 10:09

Nafta e mbyll javën në rënie - Ndikohet nga pritshmëritë për rritjen e interesave në SHBA

Nga SCAN TV
Nafta e mbyll javën në rënie - Ndikohet nga

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje javore, për shkak se të dhënat pozitive në SHBA kanë rikthyer shqetësimet se Rezerva Federale do të shtrëngojë politikat monetare për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Por, kjo mund të ngadalësojë ekonominë dhe për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi.

Të dhënat e publikuara në SHBA treguan se indeksi i çmimeve të prodhimit në SHBA u rrit me 0.7%, gjatë janarit, pas një rënie me 0.2% në dhjetor. Në anën tjetër, aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë ranë në 194 mijë. Gjithashtu, edhe rritja e rezervave të naftës bruto në SHBA po ushtron presion mbi çmimet.

Administrata për Informimin mbi Energjinë në SHBA raportoi se rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 16.5 milionë fuçi, duke prekur nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2021. Paralelisht, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se, kërkesa globale gjatë këtij viti do të rritet me 2 milionë fuçi në ditë dhe gjysmën e kësaj rritje do ta përfaqësojë Kina.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat