Puna nga shtëpia “tkurr” ekonominë - New York humbet 12 miliardë dollarë në vit

Më shumë se 12 miliardë dollarë më pak në një vit. Kaq i kushton qytetit të Neë York në termat e fitimeve të munguara. Sipas nëj raporti të publikuar nga Bloomberg, xhiroja e fitimeve që lidhet me udhëtarët e përditshëm në Manhattan është reduktuar me 12.4 miliard dollarë në vit në krahasim me periudhën para pandemisë. Thënë ndryshe: Për të punësuarit bëhet fjalë për një kursim të shpenzimeve të tyre, por restorantet, baret, klubet, palestrat, parukieritë, dyqanet e vogla, evenimentet sportive dhe koncertet shënojnë rënie të ndjeshme të fitimeve të tyre.
Sipas raportimit të Forbes, rreth 50% e të punësuarve në zyra në Manhattan ndodhet aktualisht në vendet e punës, që gjithësesi është një shifër në rritje në krahasim me 49% në 2022-shin. Më pak se 10% e të punësuarëve është në zyrë për pesë ditë të javës. Numri i atyre që punojnë nga shtëpia ka zbritur nga 16% në shtator 2022 në 10% në muajin janar. Parashikohet që niveli i rikthimit në zyra të arrijë deri në 56%.
Analiza e sondazhit të Bloomberg tregon se të punësuarit në New York shpenzojnë pothuajse 5 mijë dollarë më pak secili në zonat pranë zyrave të tyre, për të ngrënë mëngjes, drekë apo për një darkë me klientët ose vajtjen në ndonjë spektakël. Bëhet fjalë për humbjen më të madhe të të punësuarve në krahasim me cdo qytet tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kur bizneset reduktojnë fitimet, pakësohen dhe të ardhurat fiskale. Si pasojë, qyteti duhet të pezullojë shërbimet e komunës. Kjo nënkupton një reduktim të punësimeve dhe një përshpejtim të pushimebe nga puna në rradhët e agjentëve të policisë, zjarrfikësve, personeli i transporteve publike, infermierë dhe mësimdhënës. Një vit më parë, në këtë periudhë, i shqetësuar për një spirale ekonomike negative, kryebashkiaku i New York u takua me 100 administratorë të përgjithshëm në përpjekje për të rikthyer të punëzuarit në zyrat e tyre për të stimuluar ekonominë e qytetit. Ekonomia lokale varet nga personat që vijnë në New York. Pasojat e punës nga shtëpia po vlerësohen shumë seriozisht kohët e fundit. Nëse të punësuarit nuk do të kthehen masivisht në zyrat e tyre, do të ndodhë një mbyllje zinxhir e aktiviteteve tregtare. Një situatë që do të dëmtonte dhe turistët.
Dorina Kurtaj / SCAN

141 milionë njerëz më shumë në botë, drejt varfërisë - Si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë
Sipas një studimi të fundit rritja e çmimeve të energjisë, shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, mund të shtyjë deri në 141 milionë njerëz të tjerë anembanë......

Japonia dhe Yeni dixhital - Vendi nis një projekt pilot për testimin e përdorimit të tij
Japonia do të nisë një projekt pilot në muajin prill për testimin e përdorimit të yenit dixhital. Deklarata u bë nga Banka Qendrore në vend, duke iu bashkuar......

“Paralizohet” trafiku ajror në Gjermani - Punëtorët në grevë kërkojnë rritje me 10.5% të pagave të tyre
Greva 24-orëshe e personelit të sigurisë tokësore dhe ajrore në shtatë aeroporte të Gjermanisë e organizuar nga sindikata e shërbimeve Ver.di, ka paralizuar......

Tesla tërheq rreth 370 mijë automjete: Softueri mund të shkaktojë përplasje!
Tesla po tërheq vullnetarisht 362,758 automjete të pajisura me softuerin eksperimental të ndihmës së shoferit të kompanisë, i cili tregtohet si Full......

Indeksi i abuzimit me pushtetin – SHBA me renditje të dobët e dëmtuar nga pabarazia dhe dhuna
SHBA-të shënojnë çuditërisht keq në një sistem të ri të renditjes që përshkruan abuzimet e pushtetit nga shtetet kombëtare, të nisur nga një grup i......

Italia e quan "vetëvrasje" planin e BE-së për të nxjerrë jashtë ligjit makinat me lëndë djegëse fosile – Salvini: Kalimi një dhuratë për industrinë kineze
Italia rriti kundërshtimin e saj ndaj planeve evropiane për të nxjerrë jashtë ligjit shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë në 12 vjet, me ministrin e......

Nafta e mbyll javën në rënie - Ndikohet nga pritshmëritë për rritjen e interesave në SHBA
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje javore, për shkak se të dhënat pozitive në SHBA kanë rikthyer shqetësimet se......

Sindikatat franceze në ditën e pestë të protestave kundër reformës së propozuar të pensioneve!
Radhët e marshuesve ishin më të pakta, por në të gjithë Francën, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të pestën ditë kundër reformës së propozuar të......