141 milionë njerëz më shumë në botë, drejt varfërisë - Si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë

Sipas një studimi të fundit rritja e çmimeve të energjisë, shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, mund të shtyjë deri në 141 milionë njerëz të tjerë anembanë globit në varfëri ekstreme. Kostoja e energjisë për familjet në të gjithë globin mund të jetë rritur me 62.6% dhe 112.9% që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sipas një studimi modelimi nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh të botuar në “Nature Energy”.
Studimi modeloi ndikimin e çmimeve më të larta të energjisë në shpenzimet e 201 grupeve, që përfaqësojnë nivele të ndryshme shpenzimesh, në 116 vende, që mbulojnë 87.4% të popullsisë globale. Pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimeve, studiuesit vlerësuan se shpenzimet e përgjithshme të familjeve u rritën nga 2.7% në 4.8%. Si rezultat, ata vlerësojnë se 78-141 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën mund të shkojnë drejt varfërisë ekstreme.
Një nga autorët e raportit, Yuli Shan, profesoreshë në Universitetin e Birminghamit, tha se çmimet e larta të energjisë godasin financat e familjeve në dy mënyra: rritja e çmimit të karburantit rrit drejtpërdrejt faturat e energjisë së familjes, ndërsa inputet e energjisë së nevojshme për të prodhuar mallra dhe shërbime rrisin çmimet edhe për ato produkte, dhe veçanërisht për ushqimin, që ndikon në mënyrë indirekte familjet.
Shan shtoi se kjoo krizë e paprecedentë energjetike globale na kujton se një sistem energjetik i varur shumë nga lëndët djegëse fosile përjetëson rreziqet e sigurisë së energjisë, si dhe përshpejton ndryshimet klimatike. Faturat e gazit dhe të energjisë elektrike për familjet u rritën ndjeshëm vitin e kaluar, ndërsa çmimet e benzinës dhe naftës arritën në nivele rekord.
Një raport i përgatitur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos muajin e kaluar, bënte të qartë se rritja e çmimeve për energjinë dhe ushqimin mund të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme. Kriza energjetike ka detyruar vendet që që të lëvizin më shpejt në ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, ndërkohë që qeveritë janë kthyer drejt lëndëve djegëse ndotëse si qymyri për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Japonia dhe Yeni dixhital - Vendi nis një projekt pilot për testimin e përdorimit të tij
Japonia do të nisë një projekt pilot në muajin prill për testimin e përdorimit të yenit dixhital. Deklarata u bë nga Banka Qendrore në vend, duke iu bashkuar......

“Paralizohet” trafiku ajror në Gjermani - Punëtorët në grevë kërkojnë rritje me 10.5% të pagave të tyre
Greva 24-orëshe e personelit të sigurisë tokësore dhe ajrore në shtatë aeroporte të Gjermanisë e organizuar nga sindikata e shërbimeve Ver.di, ka paralizuar......

Tesla tërheq rreth 370 mijë automjete: Softueri mund të shkaktojë përplasje!
Tesla po tërheq vullnetarisht 362,758 automjete të pajisura me softuerin eksperimental të ndihmës së shoferit të kompanisë, i cili tregtohet si Full......

Indeksi i abuzimit me pushtetin – SHBA me renditje të dobët e dëmtuar nga pabarazia dhe dhuna
SHBA-të shënojnë çuditërisht keq në një sistem të ri të renditjes që përshkruan abuzimet e pushtetit nga shtetet kombëtare, të nisur nga një grup i......

Italia e quan "vetëvrasje" planin e BE-së për të nxjerrë jashtë ligjit makinat me lëndë djegëse fosile – Salvini: Kalimi një dhuratë për industrinë kineze
Italia rriti kundërshtimin e saj ndaj planeve evropiane për të nxjerrë jashtë ligjit shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë në 12 vjet, me ministrin e......

Nafta e mbyll javën në rënie - Ndikohet nga pritshmëritë për rritjen e interesave në SHBA
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje javore, për shkak se të dhënat pozitive në SHBA kanë rikthyer shqetësimet se......

Sindikatat franceze në ditën e pestë të protestave kundër reformës së propozuar të pensioneve!
Radhët e marshuesve ishin më të pakta, por në të gjithë Francën, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të pestën ditë kundër reformës së propozuar të......

Dollari, në nivelin më të lartë në 6 javë - Mbështetet nga të dhënat pozitive mbi punësimin dhe prodhimin
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm, duke u ngjitur në nivelin më të lartë në 6 javët e fundit, përballë shportës me 6 monedhat......