Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2023, 10:23

“Një shëndet”, qasja e re për rritjen e sigurisë ushqimore - 22 milionë euro deri në 2027-ën, forcohen kontrollet në të gjithë zinxhirin

Nga SCAN TV
“Një shëndet”, qasja e re për rritjen e sigurisë

Bujqësia dhe sektorët e biznesit agroushqimor  japin  një  kontribut  të  rëndësishëm në ekonominë kombëtare.  bujqësia  ushqimore është  në mënyrë   direkte dhe indirekte përgjegjës për  pothuajse gjysmën e vendeve  të  punës  në  mbarë  ekonominë në Shqipëri. Megjithatë problemet sporadike lidhur me rastet e sigurisë ushqimore, sëmundjeve tek bimët apo kafshët, sjellin pasoja të mëdha për ekonominë.

Për këtë arsye, qeveria do të zbatojë strategjinë e re të sigurisë ushqimore 2023-2027 të miratuar së fund, e cila konsideron hap kyç njohjen e faktit se   siguria e ushqimit, ushqimit të kafshëve, shëndetit  të  bimëve  dhe  kafshëve  është  jetike  për rritjen dhe transformimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri  dhe  mund  të  kontribuojë  pozitivisht  në integrimin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare. Për këtë qëllim do të investohen në total rreth 22 milionë euro.

Kjo  politikë  miraton  qasjen  “Një  shëndet”, e cila  i  lejon  qeverisë  të  zbulojë,  parandalojë  dhe reagojë ndaj sëmundjeve të reja në ndërfaqen njeri-kafshë-mjedis,   në   mënyrë   që   të   trajtojë   më efektivisht çështjet e shëndetit publik të lidhura me ushqimin.

Gjë që do të rriste konkurrencën  e  produkteve agroushqimore  shqiptare,   si  në  tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Shqipëria  po  përpiqet  ta  miratojë  këtë  parim, duke  synuar  të  sigurojë një  qasje  koherente  dhe  të integruar  të  zbatueshme  brenda  sistemit  kombëtar të kontrollit agroushqimor dhe që kontrollet zyrtare të  mbulojnë  çdo  pikë  të  zinxhirit  agroushqimor.

Përpos forcimit të efektshmërisë së sistemit të kontrollit agroushqimor, strategjia synon forcimin  e përputhshmërisë në të gjithë sektorin dhe fuqizimin e konsumatorit, përmes ndërgjegjësimit, për të marrë vendime të informuara.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat