Bota Postuar më 23 Dhjetor 2022, 12:16

New York shpall gjendjen e emergjencës - Reshjet e dëborës, Biden: Merreni seriozisht këtë situatë!

Nga SCAN TV
New York shpall gjendjen e emergjencës - Reshjet e dëborës,

Shteti i New York së bashku me Georgia-n, Kentucky, Missouri, Maryland, North Carolina (Karolina e Veriut) dhe Oklahoma – kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi orët e ardhshme priten orë stuhie dimërore të paprecedenta. Mediat amerikanë e kanë pagëzuar me emrin ‘cikloni bombë’.

Parashikimet për temperaturat paralajmërojnë se mund të zbresin deri në minus 57 gradë në disa zona malore të Wyoming. Më shumë se 2300 fluturime u anuluan, duke krijuar kaos për miliona amerikanë që prisnin të niseshin për festat e Krishtlindjeve.

Metereologët presin një ciklon të akullt pranë Liqeneve të Mëdha. Një gjë e tillë ndodh kur presioni atmosferik zbret shumë shpejt gjatë një stuhie të fortë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden paralajmëroi amerikanët që të marrin seriozisht në konsideratë ciklonin që do të mbërrijë, dhe theksoi se kjo nuk është si një ditë bore kur ishin fëmijë.

Biden i cili do të qëndrojë në Washington për Krishtlindje u shpreh se Shtëpia e Bardhë kishte biseduar me 26 guvernatorë shtetesh në rajonet e prekura.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat