Turqia rrit pagën minimale mujore - Me 55% për vitin 2023. Punëdhënësit, kundër: Shtohen kostot, largohen klientët e huaj

Paga minimale mujore në Turqi do të jetë 455 dollarë në vitin 2023, duke pësuar një rritje prej 55% nga niveli i përcaktuar në korrik. Duke folur në një konferencë për mediat, presidenti Tajip Erdogan tha se paga minimale mund të rritet përsëri gjatë gjithë vitit nëse është e nevojshme. Inflacioni vjetor u rrit mbi 85% në muajt e fundit, por ka filluar të zbutet lehtë.
Erdogan tha se sindikatat e punëdhënësve dhe punonjësve nuk mund të arrinin një marrëveshje dhe qeveria ndërhyri për të përcaktuar rritjen.
Rritja e fundit e pagës minimale ka shkaktuar shqetësim tek bizneset në Turqi pasi do të rriste koston për punëdhënësit.
Sipas tyre, pas rritjes së fundit, kosto e pagës minimale për punëdhënësit tani është 630 dollarë, ndërsa më parë ishte 410 dollarë. Punëdhënësit shprehen se me këtë rritje të re është e pamundur që të mbahen në të njëjtin nivel çmimet e produkteve.
Në këtë mënyrë, klientët globalë të bizneseve turke do të preferojnë vende të tjera për prodhim për shkak të rritjes së kostove në Turqi.
Drejtues të shoqatave të punëdhënësve theksojnë se ata nuk mund të konkurrojnë me vende si Bangladeshi, Vietnami, India, apo Kamboxhia dhe në këtë mënyrë do të humbasin klientët. Ndërsa, nga ana tjetër do të rezultojë në shkurtime të vendeve të punës. Sipas përllogatitjeve, nga rritja e re e pagës minimale sektori i tekstilit pritej të humbiste 10% të fuqisë punëtore.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Ekspertët: 90% e suksesit tuaj varet nga kjo aftësi e vetme: ‘Të rinjtë janë të tmerrshëm në këtë’!
Ekspertët thonë se të jesh i mirë në intervista nuk ka të bëjë vetëm me gjetjen e vendeve të punës. Të dish se si të zhvillosh një raport me njerëzit është......

Të bllokuar që nga nisja e luftës - Rusia konsideron blerjen e disa prej 400 aeroplanëve të ‘vjedhur’
Sanksionet e vendosura nga fuqitë perëndimore në përgjigje të fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë i detyruan firmat perëndimore të ndërpresin kontratat e......

Themeluesi i FTX lirohet me një garanci prej 250 milionë dollarë - Do të jetojë me prindërit e tij!
Themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried, u lirua me një garanci prej 250 milionë dollarësh ndërsa priste gjykimin për mashtrim dhe akuza të tjera penale, vendosi......

Nafta, e qëndrueshme pranë 82 USD - Eksportet e naftë ruse nga Balltiku bien me rreth 20%
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive për rënien e sasisë së naftës bruto që vjen nga Rusia, që kanë kompensuar......

Euro ngjitet sërish në mbi 1.06 USD - Tregtia karakterizohet nga një volum i ulët, për shkak të festave
Euro është ngjitur sërish mbi nivelin e 1.06 dollarëve në sesionin e sotëm, ndërsa tregtia po karakterizohet nga një volum i ulët, për shkak të festave të......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Volum i ulët i shkëmbimeve tregtare, priten të dhënat për Eurozonën
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje, në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore ndërsa Dollari amerikan rikuperon pikë!
Dollari amerikan është një nga valutat e huaja që ka regjistruar një rikuperim të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me......

Kënd i ri lodrash në kopshtin e Durrësit nga Jumbo!
Kopshti “1 Maji” me mjedis të ri argëtues Rreth 150 fëmijë të kopshtit “1 Maji”, në Durrës do të kenë mundësi më të shumta argëtimi. Kjo falë investimit të......