Euro ngjitet sërish në mbi 1.06 USD - Tregtia karakterizohet nga një volum i ulët, për shkak të festave

Euro është ngjitur sërish mbi nivelin e 1.06 dollarëve në sesionin e sotëm, ndërsa tregtia po karakterizohet nga një volum i ulët, për shkak të festave të fundvitit. Edhe për ditën e mbetura në 2022, pritet që tregtia të jetë e qetë, pasi investitorët mbyllin bilancet e tyre. Të enjten, ndërkohë, dollari u forcua lehtë për shkak të të dhënave pozitive mbi ekonominë amerikane, që kanë përforcuar pritshmëritë se Rezerva Federale do të vijojë me politikën e saj agresive, për të luftuar inflacionin.
Paundi po këmbehet në rreth 1.2 dollarë, ndërsa euro po këmbehet në mbi 1.06 dollarë. Por, monedha europiane është gjendur nën presion, për shkak të të dhënave të dobëta për ekonominë e Eurozonës dhe luftës në Ukrainë. Referuar të dhënave të tjera, numri i amerikanëve që aplikuan për përfitimin e asistencës së papunësisë u rrit më pak se parashikimet e analistëve, gjatë javës së kaluar, që sugjeron se tregu i punës vijon të jetë solid.
Një tjetër raport sugjeroi se ekonomia amerikane u rrit me 3.2% në tremujorin e tretë, pas një kontraktimi të lehtë në gjysmën e parë të vitit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës më 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.2. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1220 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, të qëndrueshme - Volum i ulët i shkëmbimeve tregtare, priten të dhënat për Eurozonën
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje, në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore ndërsa Dollari amerikan rikuperon pikë!
Dollari amerikan është një nga valutat e huaja që ka regjistruar një rikuperim të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me......

Kënd i ri lodrash në kopshtin e Durrësit nga Jumbo!
Kopshti “1 Maji” me mjedis të ri argëtues Rreth 150 fëmijë të kopshtit “1 Maji”, në Durrës do të kenë mundësi më të shumta argëtimi. Kjo falë investimit të......

Rreth 12 milionë vizitorë në 11 muaj - Sezoni turistik vazhdon edhe në nëntor, rriten hyrjet nga shtetas të huaj me 46.8%
Rreth 12 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, duke shënuar rritje me......

Shkencëtarët zbulojnë materialin më të fortë të planetin tonë!
Emri i tij është CrCoNi dhe është një aliazh metalik i kromit, kobaltit dhe nikelit: ky është materiali më fortë i zbuluar ndonjëherë në planetin tonë deri më......

A do të kenë avionët e së ardhmes "krahë lëvizës" falë materialeve inteligjente?!
Rrjetet nervore dhe sistemet e inteligjencës artificiale janë tashmë realitete me të cilat ne ndërveprojmë çdo ditë: nga video lojërat te asistentët personalë,......

Si do të privatizohen ndërmarrjet bujqësore të braktisura? - Hapet “drita jeshile” për bizneset që i disponojnë, do pajisen me dokument pronësie
Bizneseve që kanë privatizuar objekte të ish-ndërrmarrjeve bujqësore dhe i posedojnë ato, por nuk janë regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe nuk......

Energjia, rritet mbështetja buxhetore - Plani 3-vjeçar/ Më shumë para’ se sivjet. Ja projektet prioritare për sigurinë energjetike
Qeveria parashikon rritje të shpenzimeve buxhetore për sektorin energjetik në 3 vitet e ardhshëm, në raport me buxhetin e këtij viti. Sipas programit buxhetor......