Java mbyllet negativisht për valutat kryesore ndërsa Dollari amerikan rikuperon pikë!

Dollari amerikan është një nga valutat e huaja që ka regjistruar një rikuperim të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 107 lekë dhe shitet me 108 lekë.
Monedha europiane sakaq edhe pse shfaqet e qëndrueshme mbetet në kuota negative në raport me Lekun teksa blihet sot me 113.6 lekë dhe shitet me 114.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik e ka mbyllur këtë javë negativisht gjithashtu pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 128 lekë dhe është shitur me 130 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka shënuar një zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë sot me 114.3 lekë dhe duke u shitur me 115.2 lekë.
SCAN
Sondazh

Kënd i ri lodrash në kopshtin e Durrësit nga Jumbo!
Kopshti “1 Maji” me mjedis të ri argëtues Rreth 150 fëmijë të kopshtit “1 Maji”, në Durrës do të kenë mundësi më të shumta argëtimi. Kjo falë investimit të......

Rreth 12 milionë vizitorë në 11 muaj - Sezoni turistik vazhdon edhe në nëntor, rriten hyrjet nga shtetas të huaj me 46.8%
Rreth 12 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përgjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, duke shënuar rritje me......

Shkencëtarët zbulojnë materialin më të fortë të planetin tonë!
Emri i tij është CrCoNi dhe është një aliazh metalik i kromit, kobaltit dhe nikelit: ky është materiali më fortë i zbuluar ndonjëherë në planetin tonë deri më......

A do të kenë avionët e së ardhmes "krahë lëvizës" falë materialeve inteligjente?!
Rrjetet nervore dhe sistemet e inteligjencës artificiale janë tashmë realitete me të cilat ne ndërveprojmë çdo ditë: nga video lojërat te asistentët personalë,......

Si do të privatizohen ndërmarrjet bujqësore të braktisura? - Hapet “drita jeshile” për bizneset që i disponojnë, do pajisen me dokument pronësie
Bizneseve që kanë privatizuar objekte të ish-ndërrmarrjeve bujqësore dhe i posedojnë ato, por nuk janë regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe nuk......

Energjia, rritet mbështetja buxhetore - Plani 3-vjeçar/ Më shumë para’ se sivjet. Ja projektet prioritare për sigurinë energjetike
Qeveria parashikon rritje të shpenzimeve buxhetore për sektorin energjetik në 3 vitet e ardhshëm, në raport me buxhetin e këtij viti. Sipas programit buxhetor......

Frika nga rikthimi i gripit të shpendëve - Shqipëria ndërpret importin e pulave nga Hungaria dhe Italia
Për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendin tonë, Shqipëria ka bllokuar importin dhe tranzitin e shpendëve nga Italia dhe Hungaria. Frika për......

Energjia e “bursës” përjashtohet nga TVSH - Hyn në fuqi në 1 janar 2023, por bursa nuk është ende funksionale
Energjia e importuar dhe furnizuar, e destinuar për t’u shitur përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike do të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e......