Europa Postuar më 23 Dhjetor 2022, 12:12

Anije kargo me vela dhe tragete elektrike - Transporti detar zgjedh emetimet zero

Nga SCAN TV
Anije kargo me vela dhe tragete elektrike - Transporti detar zgjedh emetimet

Anijet mbeten ndër ndotësit kryesorë të ambientit në botë. Për këtë arsye në Francë po rikthehet në modë një metodë e pastër për t’i vënë në punë dhe shumë antike njëkohësisht: anijet kargo me vela. Këto të fundit në fakt janë rezultat i viteve të tëra kërkimesh dhe zhvillimi. Shoqëria franceze “Grain de Sail” shprehet se ka ndërtuar anijen e parë moderne me vela që plotëson kërkesat e një flote tregtare.

Shoqëria e cila prodhon cokollatë dhe kafe, ka ndërtuar varkat e saj duke u nisur nga zero dhe duke menduar për mbrojtjen e ambientit. Anija orej 50 ton është e pajisur me kontrollues klimatik që furnizohet nga energjia diellore dhe ajo eolike. Ndërtuesit e saj theksojnë se është dhe shumë ekonomike, dhe objektivi mbetet ndërtimi i një flote shumë të madhe me anije të tilla.

Përdorimi i erës për të reduktuar emetimet është një tendencë në rritje në këtë industri. Ndërkohë një prodhues tjetër, Airseas, propozon një sistem të automatizuar balonash që synon reduktimin e karburantit dhe emetimeve të anijes nga 10% në 40%. Anijet e pasagjerëve duhet të lundrojnë shpejt dhe nuk mund të mbështeten vetëm tek era.

Në Stavanger, që njihet dhe si kryeqyteti i naftës në Norvegji është në shërbim Medstraum, një traget totalisht elektrik i prodhuar në kuadër të një projekti kërkimi të financuar nga Bashkimi Europian. I shpallur si anija e vitit, nga revista norvegjeze e lundrimit, Medstraum është trageti i parë në botë që është i shpejtë dhe totalisht elektrike. Bateritë e vendosura sipër urës, ushqejnë të paktën dy motorë elektrikë. Trageti nuk përdor lëndë djegëse as dhe si rezervë, dhe motori elektrik është shumë më i vogël se ai me djegie. Konsumi është deri në 1500 kilovatorë, rreth 15 herë më shumë se ai i një automjeti të zakonshëm elektrik.

Mund të lundrojë më shumë se një orë pa ndërprerje dhe të transportojë 150 pasagjerë në mënyrë të rehatshme dhe pa zhurmë. Duke qenë pjesë e sistemit të transportit publik oraret janë të njëjta me tragetet tradicionale. Ndërsa ekuipazhi shprehet se drejtimi i tij është njësoj me atë me lëndë djegëse.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......