Nënçmimi i euros dhe inflacioni 'fundosin' eksportet/ Bien me 4% gjatë korrikut, ndikuan kryesisht materialet e ndërtimit

Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se eksportet po ‘fundosen’ si pasojë e nënçmimit të euros, por edhe nga ndikimi i ritmeve më të ngadalta të inflacionit. Kështu, nisur nga shifrat e tregtisë së jashtme për muajin korrik të këtij viti eksportet kanë vijuar në rënie për të pestin muaj radhazi . Eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u ulur me 4.0%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.6%, në krahasim me qershorin e po këtij viti. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe importet paraqiten më rënie në korrik. Importet e mallrave arritën vlerën 71 mld lekë, duke rënë me 13.6%, në krahasim me një vit më parë dhe me 6.0%, në krahasim me një muaj më parë.
Sipas shifrave të Instat, në harkun kohor të shtatë muajve eksportet e mallrave arritën vlerën 272 mld lekë, duke rënë me 7.0%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 509 mld lekë, duke rënë me 3.5%, krahasuar me një vit më parë.
Por cilat grupe kanë kontribuar në rënien e eksporteve në vlerë? Gjatë muajit korrik 2023, në uljen e eksporteve prej 4.0%, kanë ndikuar kryesisht grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8.7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 1.8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me 1.1 pikë përqindje. Ndërkohë pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 6.9 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 2.0 pikë përqindje.
Një drejtim krejt ndryshe në korrik të këtij viti kanë patur eksportet dhe importet në volum. Sipas të dhënave të analizuara eksportet kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në peshë, krahasuar më një vit më parë, me rreth 38%. Ky ndryshim i atribuohet kryesisht rënies së çmimeve. Nga ana tjetër, edhe importet kanë shënuar një rritje në peshë me 22.4%, krahasuar me një vit më parë.
Nëse analizën do ta përqëndrojmë te ndryshimi vjetor në peshë i secilit grup, shohim se rritja më madhe vërehet në grupin e hidrokarbureve me 64.7%, pasuar nga produktet kimike dhe plastike me 20.2%. Me rritje në volum vërehen edhe ushqimet me 7.3%, krahasuar me korrikun e një viti më parë. Rënien më lartë ndërkohë e kanë regjistruar artikujt prej lëkure me 32.6%.
Në muajin korrik 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrikun e vitit 2022 janë Italia me 10.6%, Austria me 78.4% dhe SHBA me 63.4%. Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe janë Kosova me 243%, Greqia me 12.2% dhe Mbretëria e Bashkuar me 1,632.8%.
Sondazh

Turizmi, rritja më e ulët e çmimeve ndër vite/ E thotë Instat, vetëm 1.5% janë shtrenjtuar hotelet, 2.7% argëtimi, 5.1% restorantet
Sipas shifrave më të fundit të Institutit të Statistikave mbi indeksin e çmimeve të konsumit, çmimet në sektorin e turizmit këtë sezon veror janë rritur me një......

Inflacioni, niveli më i ulët që nga nisja e krizës/ Pranë 4.2% në Korrik, ngadalësohen edhe ushqimet, por argëtimi thyen rekord
Inflacioni në vendin tonë ka prekur gjatë Korrikut nivelin më të ulët që prej nisjes së krizës së çmimeve në fillim të vitit 2022. Kështu, shifrat zyrtare nga......

Kredia ndaj privatit, rritje me 35% në Qershor/ Transporti, industria përpunuese, hoteleria/restorantet, dhe `real estate` kryesojnë vrullin
Huaja e re drejt sektorit privat jofinanciar gjatë Qershorit fiksohet pranë rreth 20 miliardë lekëve, në rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të......

Shqipëria, 7.5% më e motorizuar se në 2021-shin/ “Benzi” vijon kryesimin si më i pëlqyeri, "Audi" dhe "Toyota" me rritjen më të lartë
Viti 2022 ka shënuar rritje të mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “Aktiv". Sipas shifrave numri gjithsej i......

As BSH nuk e ndal dot kolapsin e euros/ Rezerva ndërkombëtare, rekord në Qershor. U blenë 600 milionë euro në një muaj
Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 600 milionë euro gjatë muajit Qershor, në përpjekje për të stabilizuar kursin e këmbimit mes monedhës së përbashkët europiane......

Transporti ruan momentin pozitiv/ Rreth 11% më shumë mallra në tremujorin e dytë të vitit, pasagjerët me 31% rritje
Shifrat e transportit të mallrave vijojnë në një trajektore të qëndrueshme edhe për tremujorin e dytë të këtij viti si pasojë e rënies së çmimeve. Pas një......

Gara e turizmit, si pozicionohet Shqipëria? 2.7 të huaj për banor, këtë vit mund t`ia kalojë Greqisë dhe Malit të Zi
Gjatë vitit të kaluar në total në Shqipëri kanë hyrë rreth 7.5 milionë shtetas të huaj, duke thyer një rekord të ri historik. Ky vit ndërkohë premton shifra......

Ndryshimet klimatike, shqiptarët më të “frikësuarit” e rajonit/ Barometri i Ballkanit: 65% e mendojnë si kërcënues për shëndetin e tyre, të parët në rajon
Shqiptarët duket të jenë më të shqetësuarit në rajon sa i përket ndryshimeve klimatike, vihet re në gjetjet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të......