Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2022, 11:22

Në Shqipëri ajri “vret”/ Eurostat: 1,486 vite jetë të humbura për 100 mijë banorë, dy herë më shumë se mesatarja e BE!

Nga SCAN TV

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë sa i përket numrit të viteve jetë të humbura për 100 mijë banorë si pasojë e ndotjes së ajrit. Këtë tregojnë të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” në raportin monitorues në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG). Ky raport përmes të dhënave pasqyron situatën në të cilat ndodhen vendet sa i përket treguesve të ndryshëm dhe shtron nevojën imediate ndaj shteteve për të punuar për një Europë të qëndrueshme dhe elastike. Të dhënat tregojnë se për vitin 2019-të në vendin tonë janë regjistruar 42,542 vite jetë të humbura për shkak të ndotjes së ajrit dhe shkalla e këtij treguesi për 100 mijë banorë regjistrohet në 1,486 vite. Ky tregues e rendit Shqipërinë në vend të 7 nga fillimi me normën më të lartë për 100 mijë banorë. Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2019-të regjistrohet 762 vite jetë të humbura për 100 mijë banorë, çka do të thotë se në Shqipëri, ajri vret dy herë më shumë se mesatarja e BE-së....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat