Shqipëria Postuar më 1 Qershor 2022, 14:57

Fatura për blerje energjie - Shpenzimet për 5-mujorin arrijnë në 95 milionë euro, në maj u pagua më shumë se në prill!

Nga SCAN TV

Rreth 8.9 mln euro u shpenzua për blerjen e energjisë elektrike, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore gjatë muajit maj, duke shënuar rritje në raport me shpenzimet e kryera në prill.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në total për këtë muaj është blerë një sasi prej 39 664 Mwh, ndërkohë që çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia varion nga 167.37  euro/mwh që është çmimi më i lirë, në 226.15 euro/mwh që është çmimi më i lartë i paguar gjatë kësaj periudhe.

Vlera e shpenzuar i shtohet faturës për blerje energjie, duke bërë që për 5 muajt e parë të vitit të jenë paguar 95 mln euro. Shpenzimet më të larta u bënë në muajin janar dhe shkurt, me një vlerë prej 68 mln euro. Ndërkohë që, për marsin shkoi në 15 mln euro, ndërsa në prill pësoi një rënie të ndjeshme, me 3.1 mln euro të paguara. Paralelisht, KESH ka finalizuar edhe një procedurë muajin qershor, me një kosto prej 4.95 mln euro.

Me shtyrjen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji deri në fund të vitit blerjet e energjisë do të vijojnë të kryhen nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe jo nga OSHEE, sikurse menaxhoheshin deri në 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Marrja e kësaj kompetence u pasua edhe me hapjen e një tenderi për ngritjen platformës online për shitj-blerjen e energjisë, me qëllim sigurimin e çmimeve më të favorshme. Por kjo procedurë është shoqëruar me një sërë problemesh, teksa ende nuk është finalizuar me shpalljen e kompanisë fituese, për shkak të ankesave të operatorëve ekonomikë pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat