Debate për garancinë e rezervave 3-mujore - Opozita: Do fuqizoni monopolet. Halili: Përzgjedhja në dorë të bankave tregtare
Akti normativ i qeverisë për mbështetjen me garanci sovrane të bizneseve të cilat kanë detyrimin të krijojnë rezerva tremujore të produkteve ushqimore është vënë nën akuzë nga opozita.
Akti është votuar këtë të mërkurë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve nga mazhoranca, ndërkohë që Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj akuzoi se përmes kësaj skeme do do mbështeten biznese pranë qeverisë.
Por, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, tha se ky institucion nuk do të ketë asnjë rol në përzgjedhjen e kompanive që do mbështeten me garanci.
Sipas saj, nuk ekziston një listë me kompanitë që do përfitojnë, por përzgjedhja do të bëhet nga bankat.
Deputetët e opozitës kanë vënë pikëpyetje edhe mbi bordin e caktimit të çmimeve të produkte të shportës.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Pasuritë online, ILDKPKI: Nuk fshihen dosjet në vite - Bashari: Nëse ka mospërputhje mes deklaratës elektronike, nëpunësi hetohet
Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Kreu i ILDKPKI Evgjeni Bashari ka sqaruar një paqartësi lidhur me sistemin e ri elektronike të deklarimit të pasurive të......

Biznesi, indiferent ndaj konsultimeve - Ibrahimaj: Përsosim procesin. Ligji për të ardhurat publike, javën e ardhshme
Platforma e konsultimit publik të iniciativave të ndryshme ligjore do të riformatohet. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministrja e Financave Delina......

Bizneset që përjashtohen nga pagesa e akcizës - Pullat fiskale që shkatërrohen në ambalzhim, konsiderohen si humbje
Qeveria ka vendosur të bëjë përjashtime nga përllogaritja e detyrimit të pagesës së akcizës dhe vendosja e penaliteteve kundrejt bizneseve, në rastet kur......

Restorantet greke nisin të ndiejnë ‘të nxehtin’ ndërsa çmimi i sufllaqes po rritet ndjeshëm!
Ndërsa restorantet grekë po përgatiten për sezonin e verës, ata po mbajnë një sy të vëmendshëm ndaj ndikimit potencialisht të dëmshëm të inflacionit -......

Maji “zhyt” euron/ Monedha europiane prek minimumin historik, u këmbye me 120.47 lekë mesatarisht!
Gjatë majit, monedha e përbashkët europiane është këmbyer mesatarisht me 120.47 lekë. Kjo vlerë shënon minimumin historik sa i përket kursit të këmbimit mes......

Marrëdhëniet e Kinës me Rusinë acarojnë SHBA-në, por nuk i shkelin sanksionet!
Mbështetja e Kinës për Rusinë përmes blerjeve të naftës dhe gazit po e mërzit Uashingtonin dhe po rrit rrezikun e hakmarrjes së SHBA-së, thonë vëzhguesit e......

Turqia rrit çmimet e gazit dhe energjisë elektrike – Shkak, ‘stuhia e përsosur' në tregjet globale!
Turqia rriti çmimet e gazit natyror dhe energjisë elektrike të mërkurën dhe importuesi i saj i energjisë fajësoi një "stuhi të përsosur" në tregjet globale,......

Një algoritëm për të luftuar evazionin - Tashmë do të mund të identifikohet dhe duke kontrolluar profilet sociale
Një algoritëm i vecantë, që ndërthur bankat e të dhënave – mes të cilave numrat e llogarive bankare dhe faturat, për të luftuar evazionin fiskal. Në muajin......