Maji “zhyt” euron/ Monedha europiane prek minimumin historik, u këmbye me 120.47 lekë mesatarisht!
Gjatë majit, monedha e përbashkët europiane është këmbyer mesatarisht me 120.47 lekë. Kjo vlerë shënon minimumin historik sa i përket kursit të këmbimit mes lekut dhe euros, sinjalizojnë shifrat më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Asnjëherë më parë, monedha e përbashkët europiane nuk kishte mbyllur ndonjë muaj me një mesatare kaq të ulët këmbimi kundrejt lekut. Të dhënat tregojnë gjithashtu se, ndër 10 muajt kur kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka prekur nivelin më të ulët historik, 4 muaj përfaqësojnë pikërisht vitin aktual, më saktësisht: Janari, Shkurti, Prilli dhe Maji. Përjashtim të vetëm bën muaji mars i këtij viti, kur monedha europiane këmbehej mesatarisht me 122.96 lekë. Edhe të dhënat që i referohen kursit të këmbimit të euros me monedhën vendase në ditën e fundit të muajit, tregojnë se maji ka regjistruar një rekord historik, me një kurs këmbimi prej 120.75 lekësh. Kujtojmë se më herët gjatë muajit, monedha e përbashkët europiane në ditë të caktuara këmbehej edhe poshtë nivelit të 120 lekëve...Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Sondazh

Marrëdhëniet e Kinës me Rusinë acarojnë SHBA-në, por nuk i shkelin sanksionet!
Mbështetja e Kinës për Rusinë përmes blerjeve të naftës dhe gazit po e mërzit Uashingtonin dhe po rrit rrezikun e hakmarrjes së SHBA-së, thonë vëzhguesit e......

Turqia rrit çmimet e gazit dhe energjisë elektrike – Shkak, ‘stuhia e përsosur' në tregjet globale!
Turqia rriti çmimet e gazit natyror dhe energjisë elektrike të mërkurën dhe importuesi i saj i energjisë fajësoi një "stuhi të përsosur" në tregjet globale,......

Një algoritëm për të luftuar evazionin - Tashmë do të mund të identifikohet dhe duke kontrolluar profilet sociale
Një algoritëm i vecantë, që ndërthur bankat e të dhënave – mes të cilave numrat e llogarive bankare dhe faturat, për të luftuar evazionin fiskal. Në muajin......

Del në ankand automjeti i James Bond - Aston Martin i aktorit Sean Connery vlerësohet deri në 2 milionë dollarë
Aston Martin DB5 i 1964-ës, që i përkiste aktorit Shon Koneri, i cili ka interpretuar James Bond shtatë herë për ekranin e madh, do të dalë në ankand në 18......

Bateria që zgjat 100 vjet! - Tesla prezanton zbulimin që shënon një kthesë për automjetet elektrike
Bateritë e automjeteve elektrike, zëvendësohen brenda shumë pak vitesh dhe shpesh herë kushtojnë shtrenjtë dhe jo të gjithë mund të kenë luksin të përballojnë......

Bursa në SHBA shënon rënie - Yellen: Gabova në llogaritjen e pasojave të inflacionit tek konsumatorët!
Tituj amerikanë po humbasin terren, me rritjen e vazhdueshme të cmimeve të naftës dhe komenteve agresive të një zyrtari të Rezervës federale, të cilat trembën......

Britani e Madhe, kaos në aeroporte - Autoritetet: Shkak është mungesa e personelit dhe defektet informatike
Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe. Në javët e fundit qindra persona të cilët përpiqeshin të udhëtonin për pushime kanë mbetur të bllokuar nga radhë shumë......

Çmimet e naftës vijojnë rritjen - Pas embargos së BE ndaj Rusisë dhe përfundimit të bllokimit anticovid të Shangait
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi krerët e Bashkimit Europian ranë dakord për një ndalim të pjesshëm dhe me faza të naftës rus, ndërsa Kina i dha fund......