Bota Postuar më 1 Qershor 2022, 12:33

Bursa në SHBA shënon rënie - Yellen: Gabova në llogaritjen e pasojave të inflacionit tek konsumatorët!

Nga SCAN TV

Tituj amerikanë po humbasin terren, me rritjen e vazhdueshme të cmimeve të naftës dhe komenteve agresive të një zyrtari të Rezervës federale, të cilat trembën investitorët.

Dau Xhons shënoi një rënie prej 0.58​​​%​​​​​​​, S&P 500 humbi 0.56​​ ​% dhe Nasdaq 0.43​​​%. Sektori energjitik po performon përtej kapaciteteve duke shënuar një rritje prej 1.1% pasi Brent tejkaloi cmimin prej 120 dollarë për fuci në kuadër të marrëveshjes së Bashkimit Europian për ndalimin e pjesshëm të eksporteve të naftës ruse.

Guvernatori i Rezervës federale Kristofer Uoller u shpreh se banka qendrore amerikane duhet të jetë të rrisë normat me gjysmë pikë përqindjeje në çdo takim,  që tani e tutje, derisa të frenohet inflacioni.

Komentet e Uoller shkaktuan një valë shitjesh në tregjet e obligacioneve, me rendimentet e thesarit 10-vjeçar në nivelin më të lartë të një jave, pasi tregtarët reduktuan pritshmëritë sipas të cilave Rezerva Federale mund të merrte pak frymë lirisht pas rritjeve të qershorit dhe korrikut.

Sekretarja amerikane e thesarit, Janet Yellen pranoi se ajo nuk kishte qenë në gjendje të parashikonte se sa gjatë inflacioni do të vazhdonte të kishte pasoja tek konsumatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo shtoi se kishte gabuar dhe në parashikimin e rrugës që do të ndiqte inflacioni, ndërkohë që një vit më parë ajo deklaronte se ekzistonte vetëm një rrezik i vogël.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat