Benzina në Greqi prek nivele rekord - Pritet që benzina të tregtohet në 2,5 euro/litri ditët në vijim
Gjatë tre ditëve të ardhshme pritet një rritje e mëtejshme e çmimeve të karburanteve në Greqi. Tregtarët nuk e përjashtojnë mundësinë që benzina të arrijë në 2.5 euro për litër në rast se do të vazhdojë rritja e naftës bruto. Në Cyclades dhe Dodecanese, konsumatorët paguajnë tashmë benzinën përkatësisht me 2,477 dhe 2,417 euro për litër, ndërsa mbi 2,3 euro për litër kushton benzina në të katër prefekturat e Kretës, si dhe në Korfuz, Kefaloni, Samos dhe Evritani.
Konsumatorët, për të ulur kostot e larta, nisën që në fillim të majit të frenojnë udhëtimet e tyre. Tregues i kësaj tendence janë të dhënat për evoluimin e kërkesës për karburant, të cilat tregojnë se ritmi i rritjes së kërkesës për benzinë pa plumb u ul në 6%-8% në maj, nga 25% në prill.
Kjo ecuri u forcua javën e fundit dhe arriti kulmin të dielën, me pronarët e pikave të karburantit që vlerësojnë se kërkesa në Atikë është ulur me 40% krahasuar me ditët e mëparshme. Çmimi mesatar i benzinës në Atikë ishte të dielën 2,236 euro për litër dhe në shkallë vendi 2,267 euro. Norma e rritjes së kërkesës për benzinë pa plumb u ul në 6% -8% në maj, nga 25% në prill.
Megjithatë, trendi rritës i çmimeve duket se nuk do të ndalet, sipas të dhënave që vijnë nga tregu botëror. Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare regjistruan dje nivelet më të larta në dy muajt e fundit.
Në Greqi, çmimet dhe kursi euro-dollar po ndikojnë gjithnjë e më shumë, pasi monedha amerikane është në nivele të larta të paprecedentë prej 20 vitesh. Kursi i euros ndaj dollarit lëviz nga 1.052 në 1.057, kur vitin e kaluar ishte 1.28 dollarë. Një faktor shtesë është edhe taksa e lartë, e cila në benzinë përbën 51.7% të çmimit me pakicë.
Greqia, sipas të dhënave të fundit, ka çmimin e e tretë më të shtrenjtë të benzinës në BE, ndërsa në çmimet para taksave renditet e 11-ta.
SCAN
Sondazh

Shteti aziatik ndalon eksportet e pulave - Singapori përballet me mungesën e pjatës së saj kombëtare!
Singapori po përgatitet për mungesën e pjatës së saj kombëtare de-fakto, orizi me pulë, pasi furnizuesi kryesor Malajzia ndaloi të gjitha eksportet e pulave......

Kryeprokurorja e BE-së 'thirrje zgjimi' Ministrave të financave – “Rreth 130 miliardë euro TVSH të humbura ose të vjedhura nga arkat e vendeve
Sipas kreut të agjencisë së krimit financiar të BE-së, autoritetet në shtetet anëtare të BE-së nuk po tregojnë gatishmëri për të rikthyer dhjetëra miliarda......

Fëmijët shqiptarë, gjysma në rrezik varfërie/ Eurostat: 51%, ose 304 mijë individë nën 18 vjeç. Të parët në Europë!
Pak më shumë se gjysma e fëmijëve shqiptarë, ose më saktë 51% e tyre vlerësohen në rrezik varfërie apo përjashtimi social, sinjalizojnë shifrat më të fundit të......

Gazprom ndërpret furnizimin me gaz për Danimarkën dhe Gjermaninë!
Prodhuesi rus i gazit Gazprom njoftoi se ka ndërprerë furnizimin me gaz për Orsted të Danimarkës dhe Shell Energy për kontratën e tij për furnizimin me gaz në......

Veteranët e Wall Street ofrojnë 3 strategji tregtare për investitorët e shqetësuar për një recesion!
Bisedat për një recesion po nxehen gjithnjë e më shumë, ndaj veteranët e Wall Street po flasin për rreziqet në rritje të një rënieje dhe po ofrojnë këshilla se......

Diploma vlen më shumë për femrat? 90% e të punësuarave me arsim të lartë marrin pagë, për meshkujt norma zbret në 75.7%
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi tregun e punës për vitin 2021 pasqyrojnë shifra mjaft interesante, mes tyre edhe përqindjen e të punësuarve me......

Inflacioni i lartë, presion mbi bursat - Tregjet europiane e mbyllin qershorin në rënie të lehtë
Tregjet europiane e kanë nisur qershorin në qetësi, ndërsa e mbyllën majin në territor negativ. Investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për inflacionin e......

Nafta zgjeron fitimet - OPEC+ po shikon mundësinë për ta përjashtuar Rusinë!
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi liderët e Bashkimit Europian arritën një marrëveshje për të ndaluar importet nga Rusia. Edhe rihapja......