Nafta zgjeron fitimet - OPEC+ po shikon mundësinë për ta përjashtuar Rusinë!
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi liderët e Bashkimit Europian arritën një marrëveshje për të ndaluar importet nga Rusia. Edhe rihapja e provincave kryesore në Kinë, duke filluar nga dita e sotme ka mbështetur çmimet. Kontratat e naftës Brent të Londrës për gushtin po tregtohen në rreth 117 dollarë për fuçi.
Ndërsa kontratat e muajit korrik, që skaduar të martën e mbyllën tregtinë në 122.8 dollarë për fuçi, duke u rritur me rreth 1%. Nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 115 dollarë për fuçi.
Të dy bençmarkët e mbyllën majin në rritje, duke publikuar fitime për të gjashtin muaj me radhë. Liderët e Bashkimit Europian ranë dakord në parim për të ndaluar rreth 90% të importeve të naftës nga Rusia deri në fund të këtij viti, sanksionet më të rënda të bllokut që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës, tre muaj më parë.
Në Kinë, ndërkohë, karantina për Shanghain përfundoi ditën e sotme pas dy muajsh në izolim, që përkthehet në një rritje të kërkesës për naftë. Në anën tjetër, fitimet po kufizohen nga lajmet se disa vende po diskutojnë idenë e përjashtimit të Rusisë nga OPEC+.
Nëse një lëvizje e tillë do të finalizohet, atëherë vendet e tjera mund të rrisin prodhimin. Në Shtetet e Bashkuara, prodhimi i naftës u rrit me më shumë se 3% gjatë marsit, njoftoi Agjencia për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Sondazh

Dollari e nis qershorin në rritje - Inflacioni rekord në Eurozonë ushtron presion mbi euron
Dollari i ka nisur në rritje muajin qershor, ndërsa në raport me jenin japonez ka prekur nivelin më të lartë në 2 javët e fundit, pasi në treg është rikthyer......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan ka pësuar një zhvlerësim të lehtë të kuotës këtë mëngjes teksa blihet sot me 112.2 lekë dhe shitet me 113 lekë në raport me ditën e martë......

Si paraqitet situata në kaskadën e lumit Drin? KESH përditëson të dhënat për të tre HEC-et!
KESH ka publikuar informacionet e përditësuara për të tre HEC-et në kaskadën e lumit Drin ku prirjet natyrore janë regjistruar si më poshtë: HEC Fierzë 140......

Prioritetet e Shkupit për tejkalimin e krizës - Mbrojtja e standardit të jetesës, rritja e likuiditetit të kompanive dhe e investimeve
Mbrojtja e standardit të jetesës së kategorive më të cenueshme të qytetarëve, si dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive, qëndrueshmëria e rritjes ekonomike,......

Arabia Saudite, Serbia vijojnë biznesin me Rusinë - Si rrjedhojë, çmimi i naftës së papërpunuar po rritet
Serbia dhe Arabia Saudite vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. OPEC + nuk do të rrisë prodhimin për të përmbajtur çmimet e benzinës, duke vulosur në këtë......

Në Spanjë nuk ka kamarierë! - Sektori i hotelerisë në krizë, në pritje të turistëve
Pas dy vitesh të ndikuara nga pandemia, Spanja përgatitet për verën e saj të parë pa kufizime. Gjithsesi, rimëkëmbja e shumëpritur e sektorit turistik duhet të......

1/4 e amerikanëve merret me kriptovalutë - 27% e të rriturve në SHBA kanë, ose shkëmbejnë monedhat virtuale
Një raport tregon se 27% e të rriturve amerikanë ka investuar ose shkëmbyer kriptovaluta këto 6 muajt e fundit. Të dhënat tregojnë për një treg në rritje të......

Chip prej mjalti - Ideja që synon të reduktojë mbeturinat elektronike!
Mjalti mund të jetë zgjidhje për mungesën globale të gjysëmpërçuesve dhe të kontribuojë në reduktimin e mbeturinave ekeltronike. Një studim i kryer në Shtetet......