Bota Postuar më 1 Qershor 2022, 10:26

Dollari e nis qershorin në rritje - Inflacioni rekord në Eurozonë ushtron presion mbi euron

Nga SCAN TV

Dollari i ka nisur në rritje muajin qershor, ndërsa në raport me jenin japonez ka prekur nivelin më të lartë në 2 javët e fundit, pasi në treg është rikthyer sërish shqetësimi për inflacionin e lartë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare është rritur pranë 102, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 0.4%, pasi inflacioni në Eurozonë u rrit në një nivel të ri rekord.

Megjithatë, euro po qëndron në mbi 1.07 dollarë, por është tërhequr nga nivelet e fillimit të javës. Tashmë është rritur presioni mbi Bankën Qendrore Europiane për të shtrënguar politikën monetare. Edhe Rezerva Federale në SHBA pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Analistët parashikojnë një tjetër rritje të normës bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje në takimet e qershorit dhe të korrikut. Raporti mbi punësimin që do të publikohet të premten në SHBA mund të japë një panoramë më të qartë mbi vendimet që do të marrë banka qëndrore më e madhe në botë.

Në tregun e kriptovalutave, vihet re një qëndrueshmëri në sesionin e sotëm, me bitcoin që po tregtohet në rreth 31 mijë e 500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1930 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat