Prioritetet e Shkupit për tejkalimin e krizës - Mbrojtja e standardit të jetesës, rritja e likuiditetit të kompanive dhe e investimeve
Mbrojtja e standardit të jetesës së kategorive më të cenueshme të qytetarëve, si dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive, qëndrueshmëria e rritjes ekonomike, si dhe rritja e investimeve bruto.
Këto janë prioritetet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 në kushtet e krizës globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Duke folur në “Forumin Ekonomik dhe Financiar të Shkupit”, kryeministri Dimitar Kovaçevski, u shpreh se në përputhje me këto prioritete, ditët e fundit është rishikuar buxheti për vitin 2022, që i përgjigjet sfidave makroekonomike në kohë pasigurie.
'Ne e parashikuam normën e inflacionit në 7.2% në vit, sërish në kuadër të pritjeve për lëvizjet e inflacionit në eurozonë. Në përputhje me pritshmëritë e institucioneve financiare ndërkombëtare për gjysmën e dytë të këtij viti, ne parashikojmë stabilizim të çmimeve. Prandaj, me stabilizimin e presioneve të çmimeve, me normalizimin e zinxhirëve të furnizimit, por edhe me zbatimin e Planit të Qeverisë për rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e rritjes, parashikimet janë se rritja ekonomike në vendin tonë do të përshpejtohet në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 3.2%, që është një rënie prej 1.4 pikë përqindje në raport me projeksionet makroekonomike të buxhetit për vitin 2022', tha ai.
Përsa i përket investimeve, realizimi i tyre monitorohet nga afër dhe aty ku ka një dinamikë më të dobët të realizimit, fondet hiqen dhe ridrejtohen në institucionet që kanë një realizim më të lartë të investimeve kapitale.
Kovaçevski u shpreh se 'Në Korridoret 8 dhe 10 D janë planifikuar investime të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore. Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore është planifikuar financimi i tri fazave të ndërtimit dhe rehabilitimit të pjesës lindore të Korridorit 8, përkatësisht pjesës drejt Bullgarisë, si dhe financimi i projektit për ndërtimin e hekurudhës. Kërçovë – kufi me Shqipërinë. Në fushën e gazifikimit është paraparë ndërtimi i tubacioneve kryesore të gazit, si dhe ndërtimi i gazsjellësve interkonektive ndërmjet me Greqinë, Serbinë dhe Kosovën.'
Në mjedisin aktual, ku kriza energjetike po pengon rritjen, rritja e investimeve në energjinë e rinovuar është prioriteti kryesor. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje i investimeve të huaja direkte dhe vitin e kaluar janë realizuar 512 milionë euro.
SCAN
Sondazh

Arabia Saudite, Serbia vijojnë biznesin me Rusinë - Si rrjedhojë, çmimi i naftës së papërpunuar po rritet
Serbia dhe Arabia Saudite vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. OPEC + nuk do të rrisë prodhimin për të përmbajtur çmimet e benzinës, duke vulosur në këtë......

Në Spanjë nuk ka kamarierë! - Sektori i hotelerisë në krizë, në pritje të turistëve
Pas dy vitesh të ndikuara nga pandemia, Spanja përgatitet për verën e saj të parë pa kufizime. Gjithsesi, rimëkëmbja e shumëpritur e sektorit turistik duhet të......

1/4 e amerikanëve merret me kriptovalutë - 27% e të rriturve në SHBA kanë, ose shkëmbejnë monedhat virtuale
Një raport tregon se 27% e të rriturve amerikanë ka investuar ose shkëmbyer kriptovaluta këto 6 muajt e fundit. Të dhënat tregojnë për një treg në rritje të......

Chip prej mjalti - Ideja që synon të reduktojë mbeturinat elektronike!
Mjalti mund të jetë zgjidhje për mungesën globale të gjysëmpërçuesve dhe të kontribuojë në reduktimin e mbeturinave ekeltronike. Një studim i kryer në Shtetet......

Çmimet e naftës rrisin fitimet - Pasi BE ndaloi shumicën e importeve të naftës nga Rusia
Çmimet e naftës zgjeruan fitimet të martën pasi BE ra dakord të ulë importet nga Rusia, duke nxitur shqetësimet për një treg më të shtrënguar tashmë për ofertë......

Nga nesër Italia heq certifikatën e gjelbër - Në prag të sezonit turistik, nuk do jetë i detyruar dokumenti i vaksinimit për të hyrë në vend
Sezoni veror për italianët dhe turistët që vendosin të kalojnë pushimet në Itali lehtësohet nga kufizimet e fundit kundër Covid. Ministri i Shëndetësisë,......

Ekonomia e Kosovës, në rritje me 4,4% - Ecuria kryesisht nga eksportet neto dhe sektorit publik, veçanërisht shpenzimeve kapitale
Pas një rritje dyshifrore prej 10.5% në vitin 2021, ekonomia e Kosovës pritet të shënojë një rritje më të moderuar, kryesisht si rezultat i tronditjeve në......

Transferimi i lejeve minerare, dalin procedurat: Lejohet kalimi për lejet e dhëna me konkurrim, miratimi përfundimtar “në dorë” të ministrit
Pas ndryshimeve ligjore, që i hapën rrugën transferimit të lejeve minerare, Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret dhe rregullat që duhet të ndiqen për......