Bota Postuar më 31 Maj 2022, 14:56

Arabia Saudite, Serbia vijojnë biznesin me Rusinë - Si rrjedhojë, çmimi i naftës së papërpunuar po rritet

Nga SCAN TV

Serbia dhe Arabia Saudite vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. OPEC + nuk do të rrisë prodhimin për të përmbajtur çmimet e benzinës, duke vulosur në këtë mënyrë paktin midis Arabisë dhe Rusisë. Ndërsa Serbia, pavarësisht kandidaturës për anëtarësim në Bashkimin Europian, i shpërfill sanksionet duke firmosur marrëveshje me Moskën për gazin me çmim të ulët. Ndërkohë, çmimet e naftës bruto janë në nivelin më të lartë prej dy muajsh.

G7 për energjinë në Berlin u mbyll me kërkesën drejtuar OPEC-ut për të rritur furnizimin me naftë për të frenuar rritjen e cmimeve, por operatorët nuk presin përparim në takimin e së enjtes më 2 qershor të Opec Plus, i cili kombinon 13 prodhuesit e Kartelit në dhjetë aleatë, të udhëhequr nga Rusia.

Ajo që pritet është më tepër një konfirmim i rritjes së prodhimit edhe në korrik, si muajt e fundit, prej 432 mijë fuçi në ditë, për të vijuar me normalizimin gradual pas super reduktimit 10 milionë fuçi në ditë, të vendosur si pasojë e pandemisë së Kovid në vitin 2020.

Analistët vënë në dukje se lideri i OPEC-ut, Arabia Saudite i ka rezistuar tashmë presionit, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të rritur prodhimin dhe për të frenuar çmimin e benzinës, duke argumentuar se nuk ka mungesë furnizimi.

Ditët e fundit, Arabia ka bërë të ditur se mbështet rolin e Rusisë si anëtare e grupit prodhues të naftës Opec +, pavarësisht sanksioneve perëndimore ndaj Moskës. Princi Abdulaziz bin Salman, Ministër i Energjisë, tha se Riadi shpreson "të gjejë një marrëveshje me OPEC + që përfshin Rusinë", duke këmbëngulur se "bota duhet të vlerësojë vlerën" e aleancës së prodhuesve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat