Europa Postuar më 1 Qershor 2022, 10:29

Inflacioni i lartë, presion mbi bursat - Tregjet europiane e mbyllin qershorin në rënie të lehtë

Nga SCAN TV

Tregjet europiane e kanë nisur qershorin në qetësi, ndërsa e mbyllën majin në territor negativ. Investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për inflacionin e lartë dhe për aktivitetin ekonomik, që mund të ngadalësohet ndjeshëm.

Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje të lehtë me 0.2%, ndërsa gjatë muajit maj ra me 0.85%. Inflacioni në Eurozonë u rrit me 8.1%, me bazë vjetore gjatë majit, duke regjistruar një nivel rekord për të shtatin muaj me radhë.

Tashmë, investitorët po presin se si do të reagojë Banka Qendrore Europiane për ta mbajtur nën kontroll inflacionin. Edhe tregjet aziatike u mbyllën në performancë mikse, gjatë sesionit të sotëm, pasi një sondazh tregoi se aktiviteti i manifakturës në Kinë u kontraktua gjatë majit, kryesisht për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19, që detyruan autoritetet të rikthejnë karantinën.

Në Shtetet e Bashkuara, Rezerva Federale sinjalizoi se do të rrisë normat e interesit, në dy takimet e ardhshme, në mes të qershorit dhe në fund të korrikut.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat