Europa Postuar më 1 Qershor 2022, 12:26

Italia shkëputet nga Rusia - Snam blen anijet e para të rigazifikimit për të zëvendësuar furnizimin rus

Nga SCAN TV

Në Itali, Snam – kompania e infrastrukturës energjitike - ka blerë dy anijet e para të rigazifikimit që do i lejojë vendit të përdorë gaz natyror të lëngshëm për të zëvendësuar importet e metanit nga Rusia dhe që do kontribuojë në shkëputjen nga varësia e Moskës. Kompania konfirmoi se ka mbyllur kontratën e blerjes, e cila po diskutohej që nga momenti kur qeveria italiane vendosi për politikën e re energjitike. Vlera e kontratës është rreth 330 milion euro.

Kjo procedurë u miratua nga këshilli i administratës së Snam në 30 maj. Anija Gola Tundra mund të veprojë dhe si anije për transportin e gazit natyror në gjendje të lëngshme, por mund të bëjë dhe magazinimin dhe rigazifikimin e tij. E ndërtuar në vitin 2015, anija ka një kapacitet magazinimi të vazhdueshëm prej 5 miliard kub gaz në vit. Sipas parashikimeve anija mund të fillojë aktivitetin e saj në pranverën e 2023-shit, në përfundim  të veprimeve të domosdoshme për lidhjen e saj në rrjetin e transportit.

Sipas kompanisë, me anë të aktiviteteve të anijes do të mund të mbulohet 6.5% e kërkesës kombëtare duke e cuar kapacitetin e rigazifikimit në një nivel mbi 25% të kërkesës. Snam në 18 maj bleu dhe anijen e vogël Golar Arktik që do të cojë gaz në Sardenjë, i vetmi rajon në Itali që ende është i privuar nga furnizimi me gaz. Kjo është një shoqëri e themeluar në vitin 1946 në Norvegji me seli në Bermudë dhe e kuotuar nga Nasdaq i Nju Jork.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......