Rreziqet për ekonominë e Kosovës - Nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, deri tek tkurrja e remitancave!
Sipas projeksioneve të fundit të Ministrisë së Financave, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2022 pritet të regjistrojë një rritje në terma realë me rreth 4.4%. Ky vlerësim përbën një rishikim më të ulët nga vlerësimet fillestare. Por, edhe kjo shifër mund të mos arrihet për shkak se ekzistojnë disa rreziqe.
Efektet e përhapjes së krizës së Ukrainës pritet të ndikojnë negativisht në ekonominë e Kosovës. Kriza e brendshme e energjisë, e shkaktuar nga rritja e theksuar e konsumit në kushtet e kapaciteteve të vjetërsuara të prodhimit të brendshëm të energjisë mundet të çojë në përsëritjen e situatës që ndodhi në fundin e vitit 2021 dhe të rrisë ndjeshëm kërkesën për import. Ky skenar do të ndikonte negativisht çmimet e prodhimit dhe rrjedhimisht të konsumit dhe do të kërkonte një mbështetje më të madhe financiare nga ana e qeverisë.
Nga ana tjetër, edhe pse marrëdhëniet tregtare me vendet e përfshira në konflikt janë të ulta, Kosova, si një vend që importon produkte ushqimore, bujqësore dhe energji, është ndjeshëm e ekspozuar nga rritja e çmimeve globale të këtyre mallrave. Tejzgjatja, apo ashpërsimi i mëtejshëm i luftës në Ukrainë mund të prekë vendet ku jetojnë emigrantët kosovarë, duke përkeqësuar situatën e tyre financiare, e cila më tej mund të reflektohet në ngadalësim të remitancave, eksportit të shërbimeve të udhëtimit, apo investimet e huaja direkte.
Një prej sfidave kryesore në të gjitha vendet pothuajse ka qenë vendimmarrja e politikës monetare në mënyrë të tillë që adreson presionet inflacioniste, por pa penguar ecurinë e rimëkëmbjes ekonomike të pritur gjatë vitit 2022 dhe në vitet pasardhëse. Pritet që gjatë vitit 2022, vendet e Eurozonës të ndërmerren masa shtrënguese të kushteve monetare (rritje e normës bazë së interesit apo ngadalësimit i programit të blerjes së aseteve ) për të adresuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve. Këto masa do të ndikojnë negativisht në aktivitetin ekonomik të këtyre vendeve, gjë e cila potencialisht mund të përçohet edhe tek ekonomia e Kosovës.
SCAN
Sondazh

Benzina në Greqi prek nivele rekord - Pritet që benzina të tregtohet në 2,5 euro/litri ditët në vijim
Gjatë tre ditëve të ardhshme pritet një rritje e mëtejshme e çmimeve të karburanteve në Greqi. Tregtarët nuk e përjashtojnë mundësinë që benzina të arrijë në......

Shteti aziatik ndalon eksportet e pulave - Singapori përballet me mungesën e pjatës së saj kombëtare!
Singapori po përgatitet për mungesën e pjatës së saj kombëtare de-fakto, orizi me pulë, pasi furnizuesi kryesor Malajzia ndaloi të gjitha eksportet e pulave......

Kryeprokurorja e BE-së 'thirrje zgjimi' Ministrave të financave – “Rreth 130 miliardë euro TVSH të humbura ose të vjedhura nga arkat e vendeve
Sipas kreut të agjencisë së krimit financiar të BE-së, autoritetet në shtetet anëtare të BE-së nuk po tregojnë gatishmëri për të rikthyer dhjetëra miliarda......

Fëmijët shqiptarë, gjysma në rrezik varfërie/ Eurostat: 51%, ose 304 mijë individë nën 18 vjeç. Të parët në Europë!
Pak më shumë se gjysma e fëmijëve shqiptarë, ose më saktë 51% e tyre vlerësohen në rrezik varfërie apo përjashtimi social, sinjalizojnë shifrat më të fundit të......

Gazprom ndërpret furnizimin me gaz për Danimarkën dhe Gjermaninë!
Prodhuesi rus i gazit Gazprom njoftoi se ka ndërprerë furnizimin me gaz për Orsted të Danimarkës dhe Shell Energy për kontratën e tij për furnizimin me gaz në......

Veteranët e Wall Street ofrojnë 3 strategji tregtare për investitorët e shqetësuar për një recesion!
Bisedat për një recesion po nxehen gjithnjë e më shumë, ndaj veteranët e Wall Street po flasin për rreziqet në rritje të një rënieje dhe po ofrojnë këshilla se......

Diploma vlen më shumë për femrat? 90% e të punësuarave me arsim të lartë marrin pagë, për meshkujt norma zbret në 75.7%
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi tregun e punës për vitin 2021 pasqyrojnë shifra mjaft interesante, mes tyre edhe përqindjen e të punësuarve me......

Inflacioni i lartë, presion mbi bursat - Tregjet europiane e mbyllin qershorin në rënie të lehtë
Tregjet europiane e kanë nisur qershorin në qetësi, ndërsa e mbyllën majin në territor negativ. Investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për inflacionin e......