Rajoni Postuar më 1 Qershor 2022, 12:27

Përfundojnë masat lehtësuese antikrizë - Nga sot, në Maqedoninë e Veriut pritet rritje e produkteve ushqimore dhe karburanteve

Nga SCAN TV

Nga dita e sotme në Maqedoni pritet një rritje e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve, pasi qeveria nuk zgjati më tej masat lehtësuese antikrizë. Nga 1 Qershori me kthimin e TVSH-së buka, mielli i llojit 400, sheqeri, gjalpi, qumështi i lopës, mishi, orizi, vezët dhe makaronat, do të shtrenjtohen automatikisht 8-10%. Do të shfuqizohet edhe masa e importit pa doganë të lëndëve të para për industrinë e mishit. Me heqjen e të gjitha këtyre masave, inflacioni shndërrohet në kërcënim për qytetarët.

Ministria Ekonomisë nuk ka dhënë propozim të ri për vazhdimin e këtyre masave. Nga burime nga qeveria thonë se janë duke shqyrtuar një model të ri për zbutjen e krizës. Sipas statistikave, në muajin prill, çmimet me pakicë u rritën nga 10-11%.

Kuvendi tre muaj më parë miratoi masat kundër krizës, të propozuara nga Qeveria, me të cilat u ul TVSH për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0% dhe akciza për karburantet. Qeveria gjithashtu kufizoi edhe marzhin e fitimit për shitësit me pakicë në 5, përkatësisht 10% për produkte të caktuara.

Rritje automatike të çmimeve pritet të ketë edhe tek nafta, gazi dhe benzina si rezultat i kthimit të normës së TVSH-së nga 10% në 18%, si dhe me heqjen e masës për uljen e akcizës në bazë të çmimeve të bursës.

Nafta dhe benzina që nga dita e sotme janë rritur 9-9,5 denarë (18-19 lekë), përkatësisht benzina 98 oktan kushton 106,50 denarë/liter, ose rreth 208 lekë, ndërsa nafta 95,00 denarë/liter, ose rreth 186 lekë, gjithsesi shumë më lirë krahasuar me Shqipërinë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......