Europa Postuar më 1 Qershor 2022, 12:32

Britani e Madhe, kaos në aeroporte - Autoritetet: Shkak është mungesa e personelit dhe defektet informatike

Nga SCAN TV

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe. Në javët e fundit qindra persona të cilët përpiqeshin të udhëtonin për pushime kanë mbetur të bllokuar nga radhë shumë ta gjata, disa prej tyre u detyruan të flenë dhe në dyshemenë e terminaleve për shkak të vonesave të mëdha. Problemet koinciduan me periudhën e fund pranverës, kur qindra britanikë vendosën të udhëtojnë për shkak të ditëve të festës kombëtare për jubileun e platinit të Mbretëreshës Elizabetë.

Por britanikët po përballen me një kaos në aeroport për shkak të mungesës së personelit dhe problemeve informatike. Përgjegjësit e sektorit fajësojnë pushimet masive nga puna gjatë pandemisë, për shkak të reduktimit të fluturimeve në një kohë që vendet mbyllën kufijtë. Kompanitë ajrore po përpiqen të marrin sërish në punë personat që janë pushuar, duke konfirmuar se kanë mungesë dhe në personelin e sigurimit, shërbimeve të asistencës në tokë dhe në pikat e kontrollit

Burime të sektorit konfirmojnë se niveli i personelit është deri në 90% në aeroportet e mëdha dhe deri në 70% në ata më të vegjël. Disa nga ata që e kanë braktisur këtë sektor nuk duan të rikthehen më. Një tjetër problem është kontrolli i personelit të ri, për të cilin duhen disa javë. Sindikatat dhe përgjegjësit e aviacionit pretendojnë se vonesat në kontrollet e sigurisë, po mban pezull 20 mijë punësime të reja.

Përveç mungesës së personelit, rreth 200 fluturime janë anuluar për shkak të një defekti informatik. Qeveria e kryeministrit Xhonson e lë përgjegjësinë tek kompanitë ajrore të cilat pavarësisht rikthimit në normalitet pas pandemisë, nuk kanë bërë sa duhet për të plotësuar personelin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat