Bota Postuar më 1 Qershor 2022, 12:36

Del në ankand automjeti i James Bond - Aston Martin i aktorit Sean Connery vlerësohet deri në 2 milionë dollarë

Nga SCAN TV

Aston Martin DB5 i 1964-ës, që i përkiste aktorit Shon Koneri, i cili ka interpretuar James Bond shtatë herë për ekranin e madh, do të dalë në ankand në 18 gusht.

Sipas shtëpisë së ankandit parashikohet që automjeti të shitet për një shifër nga 1.4 deri në 1.8 milion dollarë. Automjeti është vënë në shitje nga familja e aktorit të ndarë nga jeta, për të mbledhur fonde të cilat do të jepen për bamirësi.

Modeli i prodhuar nga kompania britanike e automjeteve në periudhën 1963 – 1965 është i njëjti që u drejtua nga agjenti 007 në tetë filma. Sipas Bloomberg, Koneri e kishte blerë automjetin nga një specialist pas shumë kërkimesh, dhe e kishte lyer me të njëjtën ngjyrë si ajo e Jams bond. Automjeti që do të dalë në ankand ishte në ngjyrë të zezë por u ngjyros në fri të argjendtë në mënyrë që të jetë njësoj si ai në film.

Pjesa e brendshme e automjetit është e veshur me lëkurë në ngjyrë të kuqe. Personi që do të blejë Aston Martin do të mund të bëjë dhe një xhiro me Sir Xheki Stjuart, tre herë kampion i Formula 1 dhe një mik i vjetër i aktorit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat