“Trashja” e qeseve rrit kostot - VËZHGIMI/ Qytetarët vijojnë t’i përdorin. Supermarketet, të furnizuar me qeset e lejuara
Pavarësisht se 1 qershori shënon ndalimin e përdorimit të qeseve të holla plastike, një vëzhgim i TV SCAN në terren tregon se qytetarët vijojnë t’i përdorin. Ata thonë se janë në dijeni që mund të gjobiten për këtë shkelje, por shtojnë se dita e parë e zbatimit të rregullave të reja i ka gjetur të papërgatitur.
Edhe tregtarët e fruta - perimeve kanë vijuar shitjen me qeset e holla, pasi sipas tyre kanë patur sasi që i kanë blerë më herët e për pasojë janë detyruar t’i konsumojnë. Nga ana tjetër ata thonë se zëvendësimi i qeseve të holla, me qese më të trasha rrit kostot e operimit të biznesit, në rast se qesja do të vijojë të ofrohet prej tyre. Në të kundërt, kostoja do i faturohet qytetarit.
Ndërkaq, ndryshe paraqitet situata në supermarkete. Këto njësi tregtare janë pajisur me qeset e reja që do të lejohen të përdoren, teksa vlera me të cilin mund ta blejnë qytetarët është rritur në 15 lekë, nga 10 lekë që ishte përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore.
Po ashtu, nuk mungojnë qytetarët, që kanë nisur të marrin trastat me vete, për të evituar kostot e rritura, por edhe përdorimin e plastikës.
Ndryshimet ligjore parashikojnë ndalimin e prodhimit, importimit dhe përdorimit të qeseve plastike nën 70 mikron e që mund të mbajnë nën 10 kg. Ndërkohë që, shkeljet ndëshkohen me gjobë.
Më konkretisht, çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qeset e ndaluara, dënohet me gjobë që varion nga 1-1.5 mln lekë. Ndërkohë që, përdoruesit gjobat variojnë nga 30 - 100 000 lekë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Fatura për blerje energjie - Shpenzimet për 5-mujorin arrijnë në 95 milionë euro, në maj u pagua më shumë se në prill!
Rreth 8.9 mln euro u shpenzua për blerjen e energjisë elektrike, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore gjatë muajit maj, duke shënuar rritje në raport me......

Debate për garancinë e rezervave 3-mujore - Opozita: Do fuqizoni monopolet. Halili: Përzgjedhja në dorë të bankave tregtare
Akti normativ i qeverisë për mbështetjen me garanci sovrane të bizneseve të cilat kanë detyrimin të krijojnë rezerva tremujore të produkteve ushqimore është......

Pasuritë online, ILDKPKI: Nuk fshihen dosjet në vite - Bashari: Nëse ka mospërputhje mes deklaratës elektronike, nëpunësi hetohet
Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Kreu i ILDKPKI Evgjeni Bashari ka sqaruar një paqartësi lidhur me sistemin e ri elektronike të deklarimit të pasurive të......

Biznesi, indiferent ndaj konsultimeve - Ibrahimaj: Përsosim procesin. Ligji për të ardhurat publike, javën e ardhshme
Platforma e konsultimit publik të iniciativave të ndryshme ligjore do të riformatohet. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministrja e Financave Delina......

Bizneset që përjashtohen nga pagesa e akcizës - Pullat fiskale që shkatërrohen në ambalzhim, konsiderohen si humbje
Qeveria ka vendosur të bëjë përjashtime nga përllogaritja e detyrimit të pagesës së akcizës dhe vendosja e penaliteteve kundrejt bizneseve, në rastet kur......

Restorantet greke nisin të ndiejnë ‘të nxehtin’ ndërsa çmimi i sufllaqes po rritet ndjeshëm!
Ndërsa restorantet grekë po përgatiten për sezonin e verës, ata po mbajnë një sy të vëmendshëm ndaj ndikimit potencialisht të dëmshëm të inflacionit -......

Maji “zhyt” euron/ Monedha europiane prek minimumin historik, u këmbye me 120.47 lekë mesatarisht!
Gjatë majit, monedha e përbashkët europiane është këmbyer mesatarisht me 120.47 lekë. Kjo vlerë shënon minimumin historik sa i përket kursit të këmbimit mes......

Marrëdhëniet e Kinës me Rusinë acarojnë SHBA-në, por nuk i shkelin sanksionet!
Mbështetja e Kinës për Rusinë përmes blerjeve të naftës dhe gazit po e mërzit Uashingtonin dhe po rrit rrezikun e hakmarrjes së SHBA-së, thonë vëzhguesit e......