Dollari forcon pozitën në rritje - Mbështetet nga sektori i manifakturës dhe nga punësimi në SHBA
Dollari amerikan ka zgjeruar fitimet edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të lartë në 3 javët e fundit, sidomos përballë jenit japonez. Dollari u ngjit sërish mbi nivelin e 130 jen, niveli më i lartë që nga 11 maji, ndërsa vetëm në sesionin e së mërkurës u rrit me 1.1%. Në këtë mënyrë, monedha amerikane është ngjitur shumë pranë nivelit më të lartë në 20 vite, prej 131.3 jen. Edhe euro po qëndron në rënie, ndërsa në sesionin e kaluar humbi 0.8% të vlerës, në 1.0654 dollarë.
Yieldi i obligacioneve 10-vjeçare amerikane preku nivelin më të lartë në 2 javët e fundit, prej 2.95%, pasi të dhënat në SHBA treguan se aktiviteti i manifakturës u rrit ndjeshëm gjatë majit, ndërsa kërkesa për mallra qëndron e fortë. Edhe hapja e vendeve të reja të punës në Shtetet e Bashkuara po qëndron në nivele të larta.
Të gjitha këto zhvillime kanë ofruar një mbështetje për monedhën amerikane. Gjithashtu, edhe pritshmëritë për politikat monetare të Rezervës Federale kanë ndryshuar sërish.
Banka qëndrore më e madhe në botë pritet të rrisë me shpejtësi normat e interesit, në përpjekje për të “ftohur” inflacionin, me shpresën se do të shmangë edhe një recesion të ekonomisë. Gjithashtu, në fokus të tregjeve është edhe takimi i Bankës Qendrore Europiane, që zhvillohet javën e ardhshme.
Në tregun e kriptovalutave, bitcoin ka rënë ndjeshëm në sesionin e kaluar, ndërsa sot po qëndron në rritje të lehtë pranë 30 mijë dollarëve. Ethereum po tregtohet në rreth 1,800 dollarë.
SCAN
Sondazh

Komisioni i BE-së: Kroacia mund t'i bashkohet Eurozonës!
Komisioni Europian vendosi që Kroacia mund t'i bashkohet eurozonës. Por për këtë nevojitet edhe një votim tjetër. Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin......

Kursi i këmbimit/ Dobësohen Paundi dhe Euro ndërsa Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes teksa vijon njësoj sikurse edhe dje të blihet me 112.2 lekë dhe të shitet me 113.1......

“Trashja” e qeseve rrit kostot - VËZHGIMI/ Qytetarët vijojnë t’i përdorin. Supermarketet, të furnizuar me qeset e lejuara
Pavarësisht se 1 qershori shënon ndalimin e përdorimit të qeseve të holla plastike, një vëzhgim i TV SCAN në terren tregon se qytetarët vijojnë t’i përdorin.......

Fatura për blerje energjie - Shpenzimet për 5-mujorin arrijnë në 95 milionë euro, në maj u pagua më shumë se në prill!
Rreth 8.9 mln euro u shpenzua për blerjen e energjisë elektrike, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore gjatë muajit maj, duke shënuar rritje në raport me......

Debate për garancinë e rezervave 3-mujore - Opozita: Do fuqizoni monopolet. Halili: Përzgjedhja në dorë të bankave tregtare
Akti normativ i qeverisë për mbështetjen me garanci sovrane të bizneseve të cilat kanë detyrimin të krijojnë rezerva tremujore të produkteve ushqimore është......

Pasuritë online, ILDKPKI: Nuk fshihen dosjet në vite - Bashari: Nëse ka mospërputhje mes deklaratës elektronike, nëpunësi hetohet
Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Kreu i ILDKPKI Evgjeni Bashari ka sqaruar një paqartësi lidhur me sistemin e ri elektronike të deklarimit të pasurive të......

Biznesi, indiferent ndaj konsultimeve - Ibrahimaj: Përsosim procesin. Ligji për të ardhurat publike, javën e ardhshme
Platforma e konsultimit publik të iniciativave të ndryshme ligjore do të riformatohet. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministrja e Financave Delina......

Bizneset që përjashtohen nga pagesa e akcizës - Pullat fiskale që shkatërrohen në ambalzhim, konsiderohen si humbje
Qeveria ka vendosur të bëjë përjashtime nga përllogaritja e detyrimit të pagesës së akcizës dhe vendosja e penaliteteve kundrejt bizneseve, në rastet kur......