Komisioni i BE-së: Kroacia mund t'i bashkohet Eurozonës!
Komisioni Europian vendosi që Kroacia mund t'i bashkohet eurozonës. Por për këtë nevojitet edhe një votim tjetër.
Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin se Kroacia është gati për të futur në përdorim si monedhë zyrtare euron më 1 janar 2023. "Kjo do të forcojë ekonominë kroate dhe do të sjellë përfitime për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë në tërësi", tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Anëtarësimi i Kroacisë në eurozonë do të forcojë edhe euron.
Sipas vlerësimeve të Komisionit të BE-së Kroacia përmbush të gjitha kriteret sa i përket stabilitetit të çmimeve dhe kursit të këmbimit, menaxhimit të shëndoshë buxhetor dhe normave afatgjata të interesit. Kroacia me rreth katër milionë banorë është anëtare e BE-së që nga viti 2013 dhe tani është rrugës për t'u bërë anëtari i 20-të i eurozonës.
Pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për anëtarësimin e Kroacisë në eurozonë duhet të bien dakord edhe krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Por pas vlerësimit të qartë të Komisionit të BE-së nuk priten vështirësi. Sapo të ndërmerret ky hap, që pritet në qershor, ministrat e Financave të BE-së pritet të vendosin rreth korrikut kursin e këmbimit në të cilin monedha kroate - kuna - do të konvertohet më 1 janar 2023.
Sektori i fuqishëm i turizmit në Kroaci po e pret me padurim futjen e euros dhe ka pritshmëri të mëdha. Por në të njëjtën kohë shumë kroatë kanë frikë se kostoja e jetesës mund të rritet ndjeshëm si rezultat i konvertimit në monedhën e përbashkët europiane.
Banka Qendrore Europiane (BQE) arriti në një përfundim pozitiv në vlerësimin e saj për Kroacinë. Megjithatë, drejtori i BQE-së, Fabio Panetta, i bëri thirrje qeverisë në Zagreb të bëjë edhe më shumë për të luftuar pastrimin e parave. Po ashtu ai kërkoi nga Zagrebi që të nisi reforma strukturore për të forcuar potencialin e rritjes së ekonomisë.
E . S / SCAN
Sondazh

Kursi i këmbimit/ Dobësohen Paundi dhe Euro ndërsa Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes teksa vijon njësoj sikurse edhe dje të blihet me 112.2 lekë dhe të shitet me 113.1......

“Trashja” e qeseve rrit kostot - VËZHGIMI/ Qytetarët vijojnë t’i përdorin. Supermarketet, të furnizuar me qeset e lejuara
Pavarësisht se 1 qershori shënon ndalimin e përdorimit të qeseve të holla plastike, një vëzhgim i TV SCAN në terren tregon se qytetarët vijojnë t’i përdorin.......

Fatura për blerje energjie - Shpenzimet për 5-mujorin arrijnë në 95 milionë euro, në maj u pagua më shumë se në prill!
Rreth 8.9 mln euro u shpenzua për blerjen e energjisë elektrike, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore gjatë muajit maj, duke shënuar rritje në raport me......

Debate për garancinë e rezervave 3-mujore - Opozita: Do fuqizoni monopolet. Halili: Përzgjedhja në dorë të bankave tregtare
Akti normativ i qeverisë për mbështetjen me garanci sovrane të bizneseve të cilat kanë detyrimin të krijojnë rezerva tremujore të produkteve ushqimore është......

Pasuritë online, ILDKPKI: Nuk fshihen dosjet në vite - Bashari: Nëse ka mospërputhje mes deklaratës elektronike, nëpunësi hetohet
Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Kreu i ILDKPKI Evgjeni Bashari ka sqaruar një paqartësi lidhur me sistemin e ri elektronike të deklarimit të pasurive të......

Biznesi, indiferent ndaj konsultimeve - Ibrahimaj: Përsosim procesin. Ligji për të ardhurat publike, javën e ardhshme
Platforma e konsultimit publik të iniciativave të ndryshme ligjore do të riformatohet. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministrja e Financave Delina......

Bizneset që përjashtohen nga pagesa e akcizës - Pullat fiskale që shkatërrohen në ambalzhim, konsiderohen si humbje
Qeveria ka vendosur të bëjë përjashtime nga përllogaritja e detyrimit të pagesës së akcizës dhe vendosja e penaliteteve kundrejt bizneseve, në rastet kur......

Restorantet greke nisin të ndiejnë ‘të nxehtin’ ndërsa çmimi i sufllaqes po rritet ndjeshëm!
Ndërsa restorantet grekë po përgatiten për sezonin e verës, ata po mbajnë një sy të vëmendshëm ndaj ndikimit potencialisht të dëmshëm të inflacionit -......