Kursi i këmbimit/ Dobësohen Paundi dhe Euro ndërsa Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes teksa vijon njësoj sikurse edhe dje të blihet me 112.2 lekë dhe të shitet me 113.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ndërkaq ka pësuar rënie të vlerës mëngjesin sotëm pasi krahasuar me ditën e mërkurë është blerë me 120.1 lekë dhe është shitur me 120.7 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës këtë të enjte pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 140 lekë dhe është shitur me 141.3 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është e vetmja që ka shënuar një rritje të vlerës ditën e sotme pasi në raport me dje blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.4 lekë.
SCAN
Sondazh

“Trashja” e qeseve rrit kostot - VËZHGIMI/ Qytetarët vijojnë t’i përdorin. Supermarketet, të furnizuar me qeset e lejuara
Pavarësisht se 1 qershori shënon ndalimin e përdorimit të qeseve të holla plastike, një vëzhgim i TV SCAN në terren tregon se qytetarët vijojnë t’i përdorin.......

Fatura për blerje energjie - Shpenzimet për 5-mujorin arrijnë në 95 milionë euro, në maj u pagua më shumë se në prill!
Rreth 8.9 mln euro u shpenzua për blerjen e energjisë elektrike, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore gjatë muajit maj, duke shënuar rritje në raport me......

Debate për garancinë e rezervave 3-mujore - Opozita: Do fuqizoni monopolet. Halili: Përzgjedhja në dorë të bankave tregtare
Akti normativ i qeverisë për mbështetjen me garanci sovrane të bizneseve të cilat kanë detyrimin të krijojnë rezerva tremujore të produkteve ushqimore është......

Pasuritë online, ILDKPKI: Nuk fshihen dosjet në vite - Bashari: Nëse ka mospërputhje mes deklaratës elektronike, nëpunësi hetohet
Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Kreu i ILDKPKI Evgjeni Bashari ka sqaruar një paqartësi lidhur me sistemin e ri elektronike të deklarimit të pasurive të......

Biznesi, indiferent ndaj konsultimeve - Ibrahimaj: Përsosim procesin. Ligji për të ardhurat publike, javën e ardhshme
Platforma e konsultimit publik të iniciativave të ndryshme ligjore do të riformatohet. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministrja e Financave Delina......

Bizneset që përjashtohen nga pagesa e akcizës - Pullat fiskale që shkatërrohen në ambalzhim, konsiderohen si humbje
Qeveria ka vendosur të bëjë përjashtime nga përllogaritja e detyrimit të pagesës së akcizës dhe vendosja e penaliteteve kundrejt bizneseve, në rastet kur......

Restorantet greke nisin të ndiejnë ‘të nxehtin’ ndërsa çmimi i sufllaqes po rritet ndjeshëm!
Ndërsa restorantet grekë po përgatiten për sezonin e verës, ata po mbajnë një sy të vëmendshëm ndaj ndikimit potencialisht të dëmshëm të inflacionit -......

Maji “zhyt” euron/ Monedha europiane prek minimumin historik, u këmbye me 120.47 lekë mesatarisht!
Gjatë majit, monedha e përbashkët europiane është këmbyer mesatarisht me 120.47 lekë. Kjo vlerë shënon minimumin historik sa i përket kursit të këmbimit mes......