Bota Postuar më 2 Qershor 2022, 10:48

Nafta Brent bie drejt 113 dollarë për fuçi - Arabia Saudite sinjalizon se do të rrisë prodhimin nëse nevojitet

Nga SCAN TV

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas lajmeve se Arabia Saudite po përgatitet të rrisë prodhimin, nëse eksportet nga Rusia bien ndjeshëm, si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Bashkimin Europian.

Financial Times raportoi, duke cituar burime të afërta me çështjen, se Arabia Saudite është e vetëdijshme për rreziqet që mund të vijnë nga tkurrja e furnizimit të tregut dhe nuk është në interes të saj të humbë pjesë të tregut.

Për rrjedhojë, nafta Brent ka humbur mbi 1.5% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 113 dollarë për fuçi. Liderët e Bashkimit Europian ranë dakord të fillim të javës të ndalojnë rreth 90% të naftës bruto që importohet nga Rusia, deri në fund të këtij viti, si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve.

Arabia Saudite, që është “de facto” lider i OPEC, nuk ka parë deri më tani një mungesë të madhe të furnizimit të tregut dhe ka injoruar thirrjet e Uahsingtonit zyrtar për të rritur prodhimin, në mënyrë që të parandalohet një rritje e mëtejshme e çmimeve. Por, situata mund të ndryshojë sepse ekonomitë në të gjithë botën po rihapen plotësisht pas pandemisë, që përkthehet në një kërkesë më të lartë për naftë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat