Në Francë shitet më pak verë e kuqe - Vera rosé vazhdon të fitojë më shumë popullaritet

Shitjet e verës së kuqe brenda Francës janë përgjysmuar që nga vitet 1990, sipas Shoqatës Amerikane të Ekonomistëve të Verës. Ndërsa 30 vitet e fundit kanë parë një rënie të vazhdueshme të verës së kuqe, rosé është rritur në mënyrë të vazhdueshme në shitje në Francë.
Shitjet vendase të verës së kuqe ranë nga rreth 8 milionë hektolitra të prodhuar në 1995 - ën në rreth 4 milionë hektolitra në vitin 2020. Vera rosé ka parë një rritje prej 93% në shitje për të njëjtën periudhë kohore, nga rreth 1.5 milionë hektolitra në pak më pak se 3 milionë hektolitra.
Rënia e shitjes së verës së kuqe mund t'i atribuohet mbiprodhimit dhe ndryshimit të zakoneve të pijes, sipas pronarëve të vreshtave në rajonin Bordo’. Vendi është një nga tregjet me rritje më të shpejtë për pijet pa alkool, të cilat po fitojnë popullaritet në mesin e një demografie më të re dhe më të ndërgjegjshme për shëndetin. Numri i francezëve të moshës 18 deri në 35 vjeç që pinë verë, ra me 7% midis viteve 2011 dhe 2021. Dhe verërat e kuqe priren të kenë përmbajtje më të lartë alkooli sesa verërat rosé dhe të bardha: vera e kuqe ka mesatarisht 13.5% alkool në vëllim, ndërsa rosé mesatarisht 12% dhe vera e bardhë mesatarisht 10%.
Përmbajtja e alkoolit lidhet me procesin e fermentimit dhe me periudhën e vitit kur është vjelur rrushi. Verërat e kuqe përdorin rrush të vjelë më vonë, midis gushtit dhe tetorit në Francë. Rrushi më i pjekur ka më shumë përmbajtje sheqeri, gjë që çon në përqendrim më të lartë të alkoolit gjatë fermentimit.
Rosé konsiderohet si shija e verës në Francë, veçanërisht në Provence, ku 88% e prodhimit të verës i dedikohet rozes. Rreth 23.6 milionë hektolitra rosé konsumohen në vit në Francë. Sipas një raporti, kjo arrin në rreth 20 shishe rosé për çdo të rritur francez në vend. Franca përbën 29% të konsumit global të rosé dhe ndiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 14%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britani, 2.5 milionë familje në prag të varfërisë - Mund të kenë nevojë për mbështetje që të paguajnë faturat
Rreth 2.5 milionë familje në Britani janë në një “rrezik të lartë” të cenueshmërisë financiare, ose problemeve të tjera dhe mund të kenë nevojë për mbështetje......

Komisioneri i BE-së: Europa është një vend 'fantastik' për të shpikur inteligjencën artificiale të turizmit!
Industria e turizmit mund të përfitojë nga aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe Europa është vendi ideal për t'u zhvilluar, tha komisioneri i BE-së......

Pse konsumi i mishit ka shënuar një rekord të ulët në Gjermani?!
Pavarësisht se janë të njohur për dashurinë e tyre për salsiçet dhe schnitzel, gjermanët kanë ngrënë vazhdimisht më pak mish gjatë viteve të fundit. Shifrat......

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar nëse doni një ekuilibër më të mirë punë-jetë!
Në një botë post-COVID-19, ndërsa puna në distancë dhe hibride vazhdon të bëhet më e përhapur, mirëqenia dhe rehatia e punonjësve nuk kanë qenë kurrë më......

Komisioni Europian bën thirrje për diskutime ndërkombëtare mbi rreziqet e inxhinierisë klimatike!
Komisioni Europian bëri thirrje të mërkurën për bisedime në nivelin më të lartë ndërkombëtar mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i mundshëm i gjeoinxhinierisë......

Frontex: Çfarë do të ndodhte nëse agjencia kufitare e BE-së largohet nga Greqia?
Frontex, agjencia e fuqishme kufitare e Bashkimit Europian, po shqyrton pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të saj në Greqi për shkak të përmbysjes së një......

Gjermanët ‘shtrëngojnë dorën’ - Bie konsumi privat!
Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera tek konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i konsumit, sipas institutit studiues të konsumit, GfK ka......

Scholz kërkon zgjedhje të reja në komunat serbe!
Kancelari gjerman Olaf Scholz shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë të jetësojnë Marrëveshjen e Ohrit. Në kuadër të një konference shtypi me homologun e......