Britani, 2.5 milionë familje në prag të varfërisë - Mund të kenë nevojë për mbështetje që të paguajnë faturat

Rreth 2.5 milionë familje në Britani janë në një “rrezik të lartë” të cenueshmërisë financiare, ose problemeve të tjera dhe mund të kenë nevojë për mbështetje për të paguar faturat e tyre. Të dhënat janë rezultat i një studimi të ri që gjurmon ndikimin e krizës së kostos së jetesës.
Analiza bazohet në numrin e familjeve që janë të regjistruara në Shërbimin e Regjistrimit të Vulnerabilitetit - i cili njofton kompanitë për problemet financiare që prekin klientët e tyre - dhe shtrihet në të gjithë popullsinë e vendit.
Studimi parashikoi se si dhe 2.4 milionë familje reultojnë në "rrezik të lartë", ndërsa 6.3 milionë ishin në një rrezik "të ngritur" të cenueshmërisë, që do të thotë se ata mund të kenë nevojë për një mbështetje për të paguar faturat e tyre. Në vitin 2022, në Mbretërinë e Bashkuar kishte rreth 28 milionë familje.
Britania po pëson shtrëngimin më të madh të standardeve të jetesës që nga fillimi i regjistrimeve në vitet 1950, pasi pagat nuk arrijnë të përballojnë inflacionin në rritje dhe situata pritet të intensifikohet pasi kreditë dhe qiratë po rriten në mënyrë të vazhdueshme.
Deri më tani, rezultatet e korporatave dhe të dhënat zyrtare sugjerojnë se shumica e konsumatorëve kanë arritur të ruajnë ritmin e tyre të shpenzimeve, me kursime të krijuara gjatë pandemisë COVID-19 mbi nivelet e tyre të vitit 2019 dhe shkallën e papunësisë pranë më të ulëtit që nga viti 1974.
Por, niveli i inflacionit për konsumatorët u zbulua në shifrat zyrtare të shitjes me pakicë javën e kaluar, të cilat treguan se shpenzimet në terma të vlerës në maj ishin 17% më të larta se në shkurt 2020, pak para goditjes së pandemisë, por vëllimet ranë me 0.8%.
Supermarketet thonë se shumë klientë kanë ulur blerjet duke synuar njëkohësisht produktet më të lira. Sipas sondazhit, presioni më i madh u ndje në veriperëndim dhe verilindje të Britanisë, ku katër në 10 shtëpi u konsideruan të jenë në rrezik të lartë ose të ngritur të cenueshmërisë.
Autoriteti i Sjelljes Financiare, një rregullator që prezantoi të dhënat, tha muajin e kaluar se numri i njerëzve që luftonin për të paguar faturat dhe shlyerjet e kredisë ishte rritur me 3.1 milionë që nga maji 2022 në 10.9 milionë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Komisioneri i BE-së: Europa është një vend 'fantastik' për të shpikur inteligjencën artificiale të turizmit!
Industria e turizmit mund të përfitojë nga aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe Europa është vendi ideal për t'u zhvilluar, tha komisioneri i BE-së......

Pse konsumi i mishit ka shënuar një rekord të ulët në Gjermani?!
Pavarësisht se janë të njohur për dashurinë e tyre për salsiçet dhe schnitzel, gjermanët kanë ngrënë vazhdimisht më pak mish gjatë viteve të fundit. Shifrat......

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar nëse doni një ekuilibër më të mirë punë-jetë!
Në një botë post-COVID-19, ndërsa puna në distancë dhe hibride vazhdon të bëhet më e përhapur, mirëqenia dhe rehatia e punonjësve nuk kanë qenë kurrë më......

Komisioni Europian bën thirrje për diskutime ndërkombëtare mbi rreziqet e inxhinierisë klimatike!
Komisioni Europian bëri thirrje të mërkurën për bisedime në nivelin më të lartë ndërkombëtar mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i mundshëm i gjeoinxhinierisë......

Frontex: Çfarë do të ndodhte nëse agjencia kufitare e BE-së largohet nga Greqia?
Frontex, agjencia e fuqishme kufitare e Bashkimit Europian, po shqyrton pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të saj në Greqi për shkak të përmbysjes së një......

Gjermanët ‘shtrëngojnë dorën’ - Bie konsumi privat!
Për herë të parë prej tetë muajsh atmosfera tek konsumatorët gjermanë është përkeqësuar. Indeksi i konsumit, sipas institutit studiues të konsumit, GfK ka......

Scholz kërkon zgjedhje të reja në komunat serbe!
Kancelari gjerman Olaf Scholz shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë të jetësojnë Marrëveshjen e Ohrit. Në kuadër të një konference shtypi me homologun e......

Nis punën Task Force e AKU - Krifca: 100 inspektorë të dedikuar për sezonin veror në garantimin e sigurisë ushqimore
Ka nisur punën ekipi i Task Forcës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror ku konsumi është dhe më i......