Shqipëria Postuar më 22 Maj 2024, 10:15

Në cilat institucione besojnë më tepër shqiptarët? - Kryesojnë ndërkombëtaret dhe strukturat fetare në vend

Nga SCAN TV
Në cilat institucione besojnë më tepër shqiptarët? -

Qytetarët shqiptarë kanë një nivel të lartë besimi në institucionet ndërkombëtare. Sipas një sondazhi të kryer nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP), përkatësisht, NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara me një nivel besimi përafërsisht 77%, 76% dhe 74%, janë 3 institucionet kryesore ndaj të cilave shqiptarët besojnë në punën, efektshmërinë dhe kontributin e tyre në shoqëri.

Ky besim ndaj strukturave ndërkombëtare vjen për shkak se ato perceptohen si të paanshme, të papërfshira dhe të pandikuara nga spektri politik në vend, si dhe me një nivel të lartë ekspertize dhe profesionalizmi.

Në lidhje me institucionet kombëtare, 67% e qytetarëve janë shprehur se kanë besim tek institucionet fetare, 60% e tyre kanë besim te SPAK, 56% ndaj organizatave të shoqërisë civile dhe forcave të armatosura njëkohësisht, ndërsa media dhe sistemi arsimor publik kanë një nivel besueshmërie rreth 53%.

Nëse krahasojmë shifrat e besueshmërisë në institucione nga viti 2015 deri në vitin 2023, vërehet se gjatë vitit 2017 shtetasit shqiptarë kanë pasur një besimin më të lartë ndaj pjesës dërrmuese të institucioneve të huaja dhe vendase. Në vitin 2023 u shënua një rritje me 3% e besimit ndaj institucioneve fetare krahasuar me vitin paraardhës, besimi ndaj SPAK u rrit me 10%, ndërsa organet ndërkombëtare luhaten me 3% ose 4% më tepër.

Nga ana tjetër, për prokurorinë, gjykatat, parlamentin dhe partitë politike, rreth 34%, 35%, 29% dhe 26% e qytetarëve shprehen se kanë besim ose shumë besim në këto institucione. Ndërsa sa i takon reformës në drejtësi, gjysma e të pyeturve kanë deklaruar se sistemi i reformuar i drejtësisë po kontribuon pozitivisht në zhvillimin e vendit.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat