Bota Postuar më 2 Nëntor 2022, 09:55

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 95 USD - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe lehtësimi i masave kundër Covid-19 në Kinë

Nga SCAN TV
Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 95 USD - Mbështetet nga

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan një rënie surprizë të rezervave, gjatë javës së kaluar, që sugjerojnë se kërkesa vojon të jetë e lartë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 89 dollarë për fuçi.

Të dyja kontratat fituan rreth 2% të vlerës në sesionin e kaluar, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe lajmeve të pakonfirmuara që qarkulluan në rrjetet sociale, ku thuhej se qeveria kineze do të lehtësojë masat e Covid-19 duke filluar nga marsi i vitit 2023. Sipas të dhënave jozyrtare të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 6.5 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 28 tetor, ndërsa analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje me 400 mijë fuçi.

Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Politika “zero-Covid” e ndjekur nga Kina ka qënë një faktor kyç që ka parandaluar rritjen e çmimeve, pasi karantinat e vazhdueshme kanë ngadalësuar rritjen e kërkesës në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat