Shqipëria Postuar më 1 Nëntor 2022, 14:55

Agjenci për transportin ndërqytetas dhe ndërkombëtar - Do të përcaktojë shitjen e biletave për qytetarët, itinerarin në linjat e autobusëve dhe oraret

Nga SCAN TV
Agjenci për transportin ndërqytetas dhe ndërkombëtar - Do

Për shitjen e biletave të transportit brenda vendit por edhe jashtë do të krijohet një Agjenci e Transportit për Udhëtarët. Në udhëzimin e ri të publikuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se Agjencia e Transportit të Udhëtarëve  nëpërmjet sistemit  elektronik “eTransport” do të ketë në përgjegjësi pajisjen  me  bileta, përzgjedhjen  e  linjës  së  transportit  ndërqytetës,   caktimin  e  vendeve/ulëseve  në  mjet/autobus  për qytetarët dhe të  orareve. Gjithashtu kjo agjenci do të kryej menaxhimin  elektronik  në   kohë  reale  të  biletave  të  prera  dhe të kryej  shitjen  e   biletave  për  llogari  të  shoqërisë  së transportit,  në   bazë të kontratës së lidhur midis palëve.

Të gjitha mjeteve rrugore të cilat merren me transportin e qytetarëve në qytete dhe shtete të tjera do t’u instalohet një pajisje për verifikimin e biletës elektronike. Pajisja e transaksionit elektronik të biletimit do të jetë e integruar me sistemin “e-Transport”.

Nëpërmjet këtij sistemi qytetarët mund të paguajnë online biletën e tyre kundrejt operatorëve të transportit.

Aktualisht qytetarët operojnë me biletat e vjetra të cilat shpërndahen ose jo teksa hypin në autobusat ndërqytetas.

Formati i biletës nuk do të ketë ndryshime si online apo edhe në letër i cili do të përmbajë të dhëna si gjatësinë e udhëtimit , datën e nisjes, orën, vendin, etiketën e bagazhit. Në fund të biletës do të shënohet targa e mjetit, vendi i nisjes dhe i mbërritjes, numri i serisë dhe çmimi.

Sipas statistikave të DPSHTR, 93% e fluksit total të udhëtarëve në vit përdorin transportin rrugor ndërqytetës me autobus, duke përbërë fluksin më të madh të udhëtarëve pas transportit ajror, detar dhe hekurudhor.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video